BREAKING NEWS

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e Shëndetësisë duke iu referuar OBSH zbulon kush duhet të testohet  

Si mund të pikasen rastet me koronavirus? Zv.Ministrja e
x

Politike

Meta nis sërish ‘luftën’ me maxhorancën? Kthen në Kuvend Ligjin për Pronat

Meta nis sërish ‘luftën’ me maxhorancën? Kthen

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për Pronat, me pretendimin se disa nene duhen rishikuar.

Në njoftimin e Presidencës thuhet: “Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 20/2020. Arsyet e kthimit për rishqyrtim të ligjit”. 

“Presidenti i Republikës vlerësoi përputhshmërinë e ligjit nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor në fuqi dhe në përfundim të shqyrtimit, çmon se disa nene të këtij ligji duhen rishikuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pasi përmbajtja e tyre në formulimin aktual:

– cenon parimin e sigurisë juridike;

– bie ndesh me dispozita kushtetuese;

– rrezikon të krijojë tension kushtetues;

– si dhe nuk është në harmoni me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Për këto arsye, në bindje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës së parashikuar në pikën 1, të nenit 85 të saj, Presidenti i Republikës ka vendosur që ligji nr. 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, i duhet kthyer për rishqyrtim Kuvendit, me qëllim rishikimin dhe përmirësimin e tij në disa dispozita, mbështetur në argumentet e renditura si më poshtë”, shkruhet në dokument.