Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Meta nuk e meriton të qëndroje në atë zyrë”, çfarë tha Rama sot për shkarkimin e Presidentit: Të lexojë rezolutën e PS dhe…

Postuar: 13/06/2019 - 14:35

Kryeministri Edi Rama në fund të fjalës së tij në Kuvend, e ka lënë të paqartë se çfarë do të ndodhë me shkarkimin e Presidentit Meta.

Ai ka thënë se Meta ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin e PS-së, ndërkohë që i ka kërkuar ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën që do të miratojë sot Kuvendi.

 “Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në zyrën e Presidentit me pëlqimin tonë, Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe presidenti është garant i unitetit kombëtar jo interpretuesi subjektiv i kushtetutës dhe qëllimeve të mbrapshta politike të kujtdo qoftë jo më pastaj kur qëllimet e mbrapshta janë edhe të tijat.

Një president, që e argumenton një marrëzi antikushtetuese si anulimi i zgjedhjeve në mes të fushatës sikur shef filxhan me data gjëmash dhe rrugë gjarpëruese fjalish pa kuptim dhe kur e pyesin thotë ma përsërisni se nuk dëgjoj mirë, kohët e fundit kam qenë sëmurë, është sidoqoftë për të ardhur keq.

Duke shprehur keqardhjen time për të si njeri, si mik dhe kundërshtar, si kundërshtar e si aleat, si dikush që nuk ka bërë vetëm gjëra të këqija, por ka dhënë kontribute pozitive. I uroj sot me gjithë zemër ta lexojë me qetësi dhe kthjelltësi rezolutën e këtij Kuvendi, nëse ka ende probleme me dëgjimin dhe nuk do t’i kuptojë qartë fjalët që po thuhen sot nga ky kuvend në adresë të tij”, ka thënë Rama.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 13:08

Analisti Skënder Minxhozi ka bërë një deklaratë të fortë nga emisioni ‘Real Story’, kur ka kujtuar 8 majin e 2011-tës, kur Lulzim Basha duke tjetërsuar votën, përpara të gjitha mediave në mes të ditës, i v

Postuar: 19/06/2019 - 13:04

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka depozituar në Kuvend propozimin për të m

Postuar: 19/06/2019 - 13:00

Që prej mbrëmjes së djeshme vendi është përfshirë nga kaosi dhe përplasjet e shumta që e kanë ten

Postuar: 19/06/2019 - 12:56

Nënkryetari i bashkisë Kamëz , Vendim Demaj thotë se kishin shkuar sot paradite në ambientet e sh

Postuar: 19/06/2019 - 12:42

Kreu i Partisë  Demokratike në Shkodër, Xhevdet Amuli i ka kërkuar policisë të lirojë të arr

Postuar: 19/06/2019 - 12:37

Deputeti i opozitës të re Lefter Maliqi u bën thirrje ish-kolegëve të tij policë që të mos i bind