BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Politike

Meta paralajmëroi zgjedhje të përgjithshme, Alibeaj zbulon vendimin e prerë të demokratëve

Meta paralajmëroi zgjedhje të përgjithshme, Alibeaj zbulon

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin "Pa Protokoll" është shprehur se nuk do bojkotojnë zgjedhjet e ardhshme pavarësisht padrejtësive me të cilën ato mund të përballen, edhe pa ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

"Në një situatë të tillë, ku ka një qeveri që nuk përfaqëson as 15% të shqiptarëve, ne jo vetëm që do të futemi në zgjedhje, por me çfarëdolloj padrejtësie në këto zgjedhje, edhe më këtë kod, edhe me policinë. Ne do të fitojmë, publiku shqiptar do të jenë ata që do të rrëzojnë këtë lloj pushteti. Mund të përdorë krimin siç ka bërë në zgjedhjet e kaluara, ne besojmë se varfëria e madhe jep revoltën, tashmë pushteti është cullak në sytë e njerëzve ne besojmë fort te refuzimi i mllefit i njerëzit dhe për këtë arsye shqiptarët e kanë sot sensin për të kuptuar që këtë lloj regjimi do duhet rrëzuar me çdo kusht me përballje, ne do të jemi aty. Do t'u ofrohemi njerëzve me program dhe me ide. Ky është detyrimi minimal që opozita ka", tha Alibeaj, deklaratë e cila vjen pas paralajmërimit të presidentit Meta se do të thërrasë zgjedhje të përgjithshme 2021 pas miratimit të Reformës Zgjedhore.

Duke u ndalur te ndryshimi i sistemi, çështje e cila ka prodhuar shumë debate, Alibeaj tha se është pro, por preferon sistemin mazhoritar duke dhënë edhe argumente lidhur me këtë qëndrim.

"Preferoj të jem në mazhoritar se autoriteti që merr deputeti kur del nga mazhoritari është shumë herë më i madh, dhe do të vendoset ajo që do të kërkojnë qytetarët", tha ai.

Së fundmi, sa i përket marrëdhënieve që PD-ja ka me aleatët, në një kohë kur këta të fundit kanë dalë kundër kryedemokratit Basha për çështjen e sistemit, Alibeaj tha se janë më të bashkuar se kurrë.

"Sa më arrogantë të jetë pushtet dhe i pacipë, aq më solide bëhet opozita. Nëse jemi sot, gjithë këto aleatë është se nuk kemi një parti, por një regjim", përfundoi  Alibeaj.

Më të lexuarat