BREAKING NEWS

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë përditëson të dhënat: Ja sa persona janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë
x

Politike

“Ju tregoj llogarinë që ka bërë Rama me bandën kriminale”/ Basha jep përgjigjen e papritur në konferencë nëse Ilir Meta po i zë vendin kryetarit të PD-së: Vetëm nëse unë…

“Ju tregoj llogarinë që ka bërë Rama me bandën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si çdo ditë ka vendosur të dalë në një bashkëbisedim me gazetarët për të folur për situatën aktuale dhe politike në vend.

Basha iu ka përgjigjur interesit të gazetarëve me anë të pyetjeve drejtuar kryetarit të PD-së.  Basha u shpreh sot se kryeministri Rama me qeverinë e tij “janë një grup kriminal” që kanë për qëllim ta lënë të përparojë kriza ekonomike dhe nga pandemia. Sipas kryedemokratit, qeveria synon “të vjedhë paratë e qytetarëve”.

“Është e qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal i cili po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, po e lë me qëllim krizën të përparojë në mënyrë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, për të forcuar kujdesin ndaj njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, t’i vjedhë dhe t’i gllabërojë. Dhe këto janë llogaritë e grupit të strukturuar kriminal të Edi Ramës”, tha Basha në konferencën me gazetarët nga selia blu.

Ndërkaq, Basha u pyet nga gazetarët për Marrëveshjen e 5 qershorit, për të cilën duket se kryedemokrati nuk po flet më, e kësaj çështje po i jep më shumë zë Presidenti Ilir Meta.

Pyetje: A po e merr Presidenti Ilir Meta rolin e liderit të opozitës?

Basha: Vetëm nëse ju mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit.

Ai është në rolin e tij ndërsa beteja jonë për standartet zgjedhore ka qenë dhe është betejë e përditshme, por s’mund ti mbivendoset krizës që po bëjnë kërdinë në tavolinën xhepat e shqiptarëve. E qartë se përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë dhe krizën të përparojë që këto para që sot mund të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, t’i vjedhë e gllabërojë. Këto janë llogaritë e grupit strukturuar kriminal të Edi Ramës.

Pse të paguajë ai, për pensionistët të papunët, bonus për mjekët e infermierët, pse të rimbursojë paketën e ilaceve për ata që trajtohen me covid kur sa më të varfër të jenë që më lirë mund tua blej votën?

Se kur të jenë për bukën e gojës ua mbyll gojën kur të jenë edhe më të uritur e më të lodhur me një 50 mijë lekësh për të qëndruar në shtëpi e mos votuar kundër bandës me të cilën qeveris.Kjo është llogaria e Edi Ramës, ta cojë gjendjen sa më keq që pastaj të shpërndajë ndihmë me pikatore.

Më të lexuarat