Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta: Rama duhet të jetë i përmbajtur, që të mos i japë shkas palës tjetër

Postuar: 14/04/2017 - 16:13

Në fjalën e mbajtur në Komitetin Drejtues të LSI-së, ku u diskutua mbi krizën politike në vend, Meta theksoi se politika duhet të punojë për të krijuar një klimë mirëbesimi dhe jo konfliktualiteti.

Duke folur nga Komiteti Drejtues i LSI, Meta tha se ftesat për dialog nuk duhet të jenë formale, dhe se i takom Ramës ti japë garanci opozitës. Kreu i LSI-së shprehu bindjen në fitoren e koalicionit në zgjedhjet e 18 qershorit.

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, shpreh bindjen se koalicioni PS-LSI-PDIU e ka të sigurt fitoren në zgjedhjet e 18 qershorit.

Meta: “Koalicioni PS-LSI, i cili fitoi para 4 vitesh në kushte shumë të vështira, bindshëm dhe praktikisht fitoi 84 mandate, fitoi me qeverinë e Berishës. Unë besoj që sot një koalicon i tillë e ka më të thjeshtë për të fituar dhe rikonfirmuar. Nuk duhet parë si çështje force, por si çështje tolerance dhe largpamësie, sepse nuk kemi vetëm çështjen e zgjedhjeve dhe të insitit të ardhshëm të drejtësisë, por e kemi edhe çështjen e Presidentit”.

Duke shprehur keqardhjen që ende asgjë nuk ka lëvizur në drejtim të dialogut dhe zgjidhjes, Meta foli sërish për qeverinë e besimit, dhe theksoi se është përgjegjësi e Kryeministrit të ofrojë garanci për opozitën, për zgjedhjet e 18 qershorit.

Meta: “Unë nuk them që Edi Rama të japë dorëheqjen, puna është që nuk ka mirëbesim për zgjedhjet. Edi Rama është Kryeministër i këtij vendi dhe është i detyruar të ofrojë garanci. Nuk duhet të ftojë formalisht për dialog, por duhet të jetë i përmbajtur që të mos i japë shkas palës tjetër, duke folur dhe për arrestime etj.

Aleati qeverisës përcolli edhe një mesazh për klasën politike shqiptare, e cila sipas tij duhet të heqë dorë nga gara kush është më pro-europoian apo pro-amerikan apo e kundërta, dhe ftoi aktorët kryesorë të hyjnë në garë.

 

Meta: “Duhet të futemi në një garë kush është më shqiptar. Sot ai që është më tolerat është edhe më shqiptar, edhe më i fortë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Pas reagimit të kreut të PD-së Lulzim Basha për anulimin e misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, ka ardhur edhe përgjigjja e kryeministrit Rama.

Postuar: 26/06/2019 - 15:12

Katya Andrusz, Zëdhënësja e OSBE/ODIHR konfirmon se Këshilli i Europës nuk do të monitorojë zgjed

Postuar: 26/06/2019 - 15:10

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim shumë optimist dhe domethënës për atë që p

Postuar: 26/06/2019 - 15:08

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Taul

Postuar: 26/06/2019 - 14:46

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një konference të jashtëzakonshme, tha se përgjimet e &lsquo

Postuar: 26/06/2019 - 14:27

Pas anulimit të misionit të vëzhguesve të Këshillit të Evropës për votimet e 30 qershorit, k

Postuar: 26/06/2019 - 14:18

Gent Cakaj, ministri i Jashtëm ka deklaruar se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të v