BREAKING NEWS

Situata e COVID-19/ MSH zbardh të dhënat: Ja sa persona kanë rezultuar të infektuar në 24 orët e fundit

Situata e COVID-19/ MSH zbardh të dhënat: Ja sa persona kanë
x

Politike

Meta-Rama në koalicion, Luis Ayala nesër në Tiranë

Meta-Rama në koalicion, Luis Ayala nesër në Tiranë

Në lidhje me situatën aktuale në vend, pas koalicionit parazgjedhor PS-LSI, Sekretari i Përgjithshëm i Internacionales Socialiste, Luis Ayala vjen nesër në Tiranë.  Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta pritet të zhvillojë të dielën një takim me Sekretarin Ayala, i cili do të mbërrijë nesër në Tiranë. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30, dhe më pas pritet edhe një konferencë e përbashkët për mediat. Më pas, në orën 10:30 është parashikuar takimi me kryetarin e PS-së Edi Rama, në selinë rozë.

Pak ditë më parë, në kryeqytet ishte zëvendës/presidenti i parë i Parlamentit Evropian, Gianni Pittella, i cili zhvilloi takime të ndara me kryetarin e PS-së, Edi Rama, dhe kreun e LSI-së, Ilir Meta, për t’i përgëzuar ata për arritjen e marrëveshjes për bashkimin e së majtës shqiptare.