Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të rëndësishme, lëviz 20 drejtues, u kërkon të fokusohen në fushatë (Zbardhen EMRAT dhe pozicionet e tyre)

Socialistët e Tiranës ndezin motorët/ Veliaj merr vendime të
x

Politike

Meta reagoi për herë të parë për videon-kompromentuese mes Soreca-s dhe zv.ministres së Brendshme, vjen mesazhi i koduar i Romina Kukos: Me goditje nën brez

Meta reagoi për herë të parë për videon-kompromentuese

Pas deklaratës publike të bërë për herë të parë nga ambasadori i BE në vendin tonë, lidhur me lajmet e përhapura për ekzistencën e një video kompromentuese ndaj tij dhe një zv.ministreje të qeverisë Rama, vjen reagimi i fortë i Presidenit Ilir Meta.

“Presidenti Meta duke shprehur solidaritetin e Tij të plotë me ambasadorin e BE, si edhe me një zv/ministre të Qeverisë, e cila mësohet se gjithashtu është përfolur paturpësisht në këtë çështje, bën me dije se shumë shpejt do t’i kërkojë zyrtarisht institucioneve të drejtësisë, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, të nisin menjëherë hetimet për zbardhjen pa asnjë vonesë të autorëve dhe urdhëruesit të këtij shantazhi të dënueshëm ndaj dy autoriteteve”-thuhet ne reagimin e Metes.

Dy ditë më parë në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe zv.ministrja Kuko e cila i quajti pretendimet goditje nën brez.

“Politika me goditje nën brez, ku ti denigron kundërshtarin, kur ti nuk ke argumentin e duhur për të luftuar kundërshtarin… unë mendoj se njerëzit arrijnë ta bëjnë diferencën… kudo në çfarëdo profesioni që je, janë kosto që i merr parasysh… historia ka treguar se ata që kanë sulmuar janë ata që humbasin, sepse në fund të ditës nëse ka diçka të mrekullueshme, është që e vërteta triumfon. Kam qenë jashtëzakonisht shumë e qetë duke qenë se nuk kam patur asnjë dilemë brenda vetes”, u shpreh Romina Kuko në Vizion Plus.

Po ashtu edhe mbrëmjen e djeshme për herë të parë ka reaguar zyrtari i Bashkimit në lidhje me lajmet. Soreca është shprehur se lajmet janë të rreme ndërsa zbuloi edhe arsyen pse nuk reagoi deri më sot publikisht.

“Sepse nuk doja që ti jepja rëndësi lajmeve të rreme. Lajmet e rreme janë të këqija, shpifja është e keqe. Kush janë ata që shpërndajnë lajme të këqija pas disa kohësh kjo sjellje e keqe u shkon kundër,”-tha ai i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel.

Më të lexuarat