Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Meta shkeli afatin dhe zgjodhi të katërtën në listë!”, Balla del me thirrjen urgjente dhe kërkon mbështetjen e deputetëve: Presidentit të heqë dorë!

Postuar: 15/11/2019 - 10:47

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi poshtë qëndrimin e Ilir Metës se Kushtetuta nuk i vë limit 30 ditor për të zgjedhur mes kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese në listën e KED-së, dhe se këtë kufizim e ka vetëm Kuvendi. “Vendi ndodhet në një situatë kaotike për shkak të antikushtetueshmërisë së Metës” - tha Balla

 "Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është jetim për vendin", u shpreh ai më tej..

Balla vuri në dukje se Meta ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin të renditur të katërtën në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, duke i kujtuar se emërimi duhet të bëhet vetëm mes tre të parëve në listë. Është propozuar në projektrezolutë që "Kuvendi t'i bëjë thirrje Gjykatës Kushtetuese për të mos lejuar legjitimimin që me fillimin e veprimtarisë së saj të re, por të zbatojë renditjen e përcaktuar nga KED që cakton Arta Vorpsin si të emëruar në Gjykatën Kushtetuese", - tha Balla duke cituar pjesë nga rezoluta e Kuvendit.

"Kuvendi duhet t'i kërkojë Presidentit të heqë dorë nga çdo lloj akti që pengon Gjykatën Kushtetuese. Kuvendi në mënyrë të përsëritur i bën thirrje presidentit të reflektojë duke e rikthyer institucionin e presidentit në kufijtë e njohura nga kushtetuta. Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit", tha Balla teksa kërkoi mbështetjen e të gjithë deputetëve ndaj kësaj rezolute.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 05/12/2019 - 23:58

Në Shqipëri parlamenti zgjodhi sot prokurorin e ri të përgjithshëm, duke votuar në mbështetje të kandidatit Olsian Çela.

Postuar: 05/12/2019 - 22:33

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” tha se kryeministri Rama nuk

Postuar: 05/12/2019 - 22:08

Nesër do të bëhet prezantimi i Prokurorit të ri të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili u zgjodh sot

Postuar: 05/12/2019 - 22:00

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi është shprehur në një linjë me kryeministrin Rama sa i takon abuziv

Postuar: 05/12/2019 - 21:51

Ministri fuqiplotë Bledi Çuçi, i cili është caktuar nga  kryeministri për të përballuar situ

Postuar: 05/12/2019 - 21:42

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që ka patur një plasaritje të vogël në shtëpinë e tij ng

Postuar: 05/12/2019 - 21:36

Spartak Ngjela i ftuar në emsionin ‘360 gradë’ tha se kryeministri Edi Rama nuk e di