BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Meta shmang thellimin e luftës me amerikanët, tërhiqet nga skenarët për bllokimin e SPAK, arrihet pakti me KLP për ceremoninë e betimit

Meta shmang thellimin e luftës me amerikanët, tërhiqet nga

Presidenti Ilir Meta ka nisur të tërhiqet nga skenarët bllokues të reformës në drejtësi. Pas futjes në kaos të Kushtetueses, janë shtuar zërat se kreu i shtetit mund të bllokojë betimin e anëtarëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion apo Gjykatës së Lartë. Por sa i takon çështjes së Prokurorisë së Posaçme, presidenti duket se nuk do të krijojë asnjë pengesë. Për t’i prirë kësaj situate, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta dhe thelbi i këtij takimi ka qenë pikërisht betimi i 8 anëtarëve të SPAK. Takimin e kërkoi vetë Gent Ibrahimi, në mënyrë që të shmangte çdo pengesë nga ana e presidentit, ku palët ranë dakord që ceremonia e betimit të mbahet në datën 19 dhjetor. Kreu i KLP në mbledhjen e fundit u shpreh se nuk do të ketë asnjë lloj pengese që anëtarët e SPAK të marrin detyrën, duke argumentuar edhe arsyen se përse u caktua kjo datë. Ibrahimi theksoi se data për betimin e anëtarëve është marrë nga Këshilli për arsye se po në atë datë një vit më parë u ngrit institucioni i KLP. “Ne kemi koordinuar me Presidentin e Republikës që ceremonia e betimit të ndodhë në datën 19 dhjetor. Arsyeja se përse ne kemi ardhur me këtë version, me këtë datë e ka origjinën tek një diskutim joformal Këshillit, ku arritën në përfundimin se do të kishte një simbolikë të lartë kjo datë për shkak të faktit vetë ky Këshill është konstituuar në datën 19 dhjetor 2018 dhe menduam se do të ishte bukur që pikërisht në këtë datë të mund të krijohej zyrtarisht edhe Prokuroria e Posaçme dhe kjo është arsyeja se përse nuk do të ketë pengesa. Ceremonia e betimit është një detyrim ligjor dhe do të ndodhë”, u shpreh kreu i KLP, Gent Ibrahimi në mbledhjen e fundit. Por nga kjo dakordësi mes Presidencës dhe KLP, duket qartë që Ilir Meta është tërhequr nga skenarët bllokues të SPAK. Nëse kreu i shtetit do tentonte të bllokonte ngritjen e këtij institucioni të rëndësishëm për drejtësinë shqiptare, ai do të hynte në një luftë të fortë me ndërkombëtarët, e veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Uashingtoni ka punuar fort që SPAK dhe BKH të jenë sa më shpejt funksionale për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta dhe ngritja e tyre është një çështje e panegociueshme. Që në momentin e parë e deri tani SHBA ka ndjekur nga afër procesin e vetingut për çdo gjykatës dhe prokuror, duke i dhënë shpresë çdo shqiptari për një drejtësi të depolitizuar dhe të barabartë për të gjithë.

Ja si tentoi Meta bllokimin e Kushtetueses

Por ndonëse tashmë duket më i tërhequr, presidenti Ilir Meta ka përdorur një sërë tentativash për të bllokuar Gjykatën Kushtetuese. Fillimisht kreu i shtetit emëroi si anëtar në Kushtetuese Besnik Muçin, i cili ende nuk kishte kaluar vetingun. Pak ditë pasi u emërua në Kushtetuese nga Meta, Muçi doli para KPA, ku trupa gjykuese pas problemeve të konstatuara vendosi largimin e tij. Ky vendim futi në kaos gjykatën e cila prej disa kohësh është jashtë funksionit. Por një tjetër tentativë bllokuese e Metës ishte edhe emërimi i Marsida Xhaferllarit. Pas përfundimit të afateve të presidentit, KED në bazë të ligjit emëroi të parën në listë që ishte Arta Vorpsi. Por kreu i shtetit nuk e pranoi këtë kandidaturë, duke shkelur hapur ligjin dhe duke emëruar të fundit në listën e KED, Marsida Xhaferllarin. Por pas tentativave për të bllokuar Kushtetuesen, Meta shpërtheu edhe në sulme dhe akuza të forta jo vetëm ndaj institucionit të KED, por edhe ndaj Ardian Dvoranit. Sulmet ndaj tyre rritën frikën e mazhorancës se mos presidenti Ilir Meta përdorte të njëjtën strategji për të bllokuar edhe ngritjen e SPAK. 

Elisjeda Kiko

Më të lexuarat