Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta shpalli “non grata” ambasadorin e OSBE-së, vjen reagimi i parë nga selia blu: Ka dy arsye! (E PLOTË)

Postuar: 18/11/2019 - 16:58

Ish deputeti demokrat, Flamur Noka, mbështet vendimin e presidentit Ilir Meta për të shpallur “të padëshiruar” në presidencë, ambasadorin e OSBE në Shqipëri, Berndt Borchard. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti Flamur Noka, thotë se ky është një veprim dinjitoz shtetari, pasi gishti që sipas PD Borchard iu nxori qytetarëve nuk është përfaqësues i OSBE.

Reagimi i plotë i Flamur Nokës:

Përshëndes vendimin e Presidentit të Republikës për punonjësin e “zyrës së shtypit të Ramës” që paguhet nga OSBE si ambasador.Veprim dhe vendim dinjitoz prej shtetari i Presidentit. Gishti që ju drejtua shqiptarëve nuk mund të përfaqësojë një organizatë ndërkombëtare prestigjioze dhe dinjitoze si OSBE.

Ditën e sotme, presidenca njoftoi se presidenti Ilir Meta ka shpallur si të padëshiruar ambasadorin e OSBE në Tiranë, Berndt Borchard në institucionin e presidencës. Kjo lëvizje lidhet me dy arsye që sipas Metës e bëjnë Borchardt të padëshiruar.

E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. Dhe e dyta, sepse Borchard i tregoi publikisht gishtin qytetareve shqiptare, teksa protestonin lirimin e protestuesve të Unazës së Re.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2019 - 14:41

Pas dëshmisë së kreut të KEd, Ardian Dovrani në prokurori dhe deklaratës që dha më pas për mediat, ka ardhur reagimi i menjëhershëm nga Presidenca.

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela ka pasur një vizitë të veçantë sot në zyrën e tij të r

Postuar: 11/12/2019 - 14:16

Lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar sot 29-vjetorin e themelimit të kës

Postuar: 11/12/2019 - 14:10

Ish-deputeti i PD-së Genc Pollo shprehet se sot demokratët kanë rolin kyç në një tjetër kthesë hi

Postuar: 11/12/2019 - 14:01

Në përfundim të marrjes në pyetje në Prokurori, pas kallëzimit që i ka bërë Presidenti Meta, kreu

Postuar: 11/12/2019 - 13:36

Pas 3 orësh në Prokurori ku dha deklarimet e tij, kreu i KED, Ardian Dvorani i paditur nga Presid