BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Meta si Berisha më 1997, shpall “non grata” Borchardt dhe akuzon ambasadorët për korrupsion, pranon shantazhin ndaj Dvoranit për aferën 700 mijë euro

Meta si Berisha më 1997, shpall “non grata” Borchardt dhe

Presidenti Ilir Meta ditët e fundit duket se është kthyer në një kopje të ish-kryeministrit Sali Berisha. Goditjet e njëpasnjëshme të ardhura nga Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë në alarm kreun e shtetit dhe ashtu si Berisha në vitet 1996-1997, edhe Ilir Meta ka nisur një luftë me ambasadorët. Më 1996 ndërkombëtarë nuk njohën zgjedhjet e Berishës dhe ky i fundit nis një sulm të paprecedentë, duke e ashpërsuar akoma dhe më shumë në vitin 1997. Por duket se sot po përsëritet e njëjta histori dhe protagonist nuk është Berisha, por presidenti Ilir Meta. Si kurrë më parë në vend, Meta shpalli dje “non grata” ambasadorin e OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt. Ditën e djeshme përmes një letre drejtuar selisë së OSBE, Meta deklaroi se e ka shpallur “non grata” ambasadorin Bernd Borchardt, duke renditur edhe dy arsye. “Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentet Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se: Z. Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk është më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t'i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë", thuhet në shkresë,

Meta në sulm ndaj ambasadorëve

Por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Meta shtoi dozën e sulmeve në një intervistë që dha në darkë në një studio televizive. Sipas tij, ambasadorët në vend janë kthyer në shërbëtorë të Ramës dhe janë përgjegjës për situatën në vend. “Mendoj se ka disa diplomatë që e kanë tepruar si shumë. Janë bërë si lecka të Edi Ramës. Këta janë justifikim për çdo shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Ai nxjerr këta dhe përdor këta për të kapur të gjitha institucionet, për të kapur sistemin e drejtësisë. Ne zbuluam kush është “Katica” jonë dhe “Katica” jonë është Dvorani. Ka pasur një lobim të fortë për t’i dhënë gjithë drejtësinë Edi Ramës. Pavarësisht se BE dhe SHBA-në kanë dhënë shumë para për çështje të tjera por këta kanë bërë çdo gjë për t’ia dhënë Edi Ramës. Këta kanë lobuar që t’ia jepnin me Kushtetutë Edi Ramës”, tha ai. Madje, Meta arriti deri aty sa sulmoi indirekt dhe përfaqësuesit e Euralius dhe OPDAT duke thënë se ishin ata që mbështetën lëvizjet e KED për Kushtetuesen. Nga ana tjetër, ai sulmoi dhe ambasadorin e BE. “Soreca është përgjegjës për situatën e sotme në Gjykatën Kushtetuese. Unë ja kam thënë në zyrë kur më ka ardhur me Danielsson. Më foli për suksese, por unë i thashë se ishim ka Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë. KED-në e prishi Rama me ambasadorët. U duhej një Dvoran që të bënin atë që bënë”, tha Meta. Po ashtu, ai në një farë mënyre akuzoi Sorecën dhe përfaqësuesen e ambasadës së SHBA se janë të korruptuar. I pyetur nga gazetarët në studio se si ka mundësi që ambasadat e SHBA dhe BE përshëndetën zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses nga Kuvendi dhe jo nga Presidenti, ai tha: “Ata ambasadorë që dolën në mbrojtje të Dvoranit janë të korruptuar dhe do të kërkoj hetim ndërkombëtar për ta. Ata janë totalisht të korruptuar. Të paktën ata që e kanë dëgjuar këtë gjë. Pastaj do t’i mbledh të gjithë ambasadorët dhe t’ua bëjmë siç bëjmë fëmijëve në klasë të parë. Vjedhja është kaq e madhe. duan të mbulojnë fytyrat e tyre për këtë dështim dhe të nëpërkëmbim institucionin që është shpresë për shqiptarët, Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka ndërkombëtar që të mbështesë një pakicë që të shtypë shqiptarët”. Më tej, kreu i shteti ka folur dhe për puç nga ambasadorët kundër tij. Madje, arriti deri aty, teksa deklaroi se spotin e Dvoranit do e dërgojë në Bruksel dhe në Uashington, në mënyrë që sipas tij, ndërkombëtarë që mbrojnë kreun e KED të hetohen bashkë me mafiozin Dvorani.

Kliti Topalli

Më të lexuarat