Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta sulmon sërish Bashën për djegien e Parlamentit dhe ironizon fitoren me 85%, flet për ndërhyrje të huaja dhe tenton të fshehë lidhjet me rusët

Postuar: 12/09/2019 - 07:47

Thellohet lufta mes presidentit Ilir Meta dhe kreut të PD, Lulzim Basha. Presidenti, pas takimit me Komisionin e Venecias, ka dhënë një deklaratë për shtyp. Gjatë deklaratës ai dukej i frikësuar nga shkarkimi, teksa nuk la pa sulmuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Meta ka deklaruar disa ditë më parë se opozita kishte plan të digjte Kuvendin, ndërsa dje ai ka paralajmëruar prova mbi këtë çështje. Kujtojmë se opozita e ka mohuar deklaratën e Metës, duke bërë kështu që të krijohet një përplasje mes palëve. Mbi djegien e Kuvendit, Meta u shpreh se ka marrë këtë informacion që e detyroi atë të anulojë me dekret zgjedhjet e 30 qershorit. Kjo lë të nënkuptohet që Meta po i del kundër PD, e cila e refuzon këtë akuzë. "Sa i takon deklaratës së një elementi të ri për opinionin publik se një ditë para se të komunikoja publikisht vendimin për të nxjerrë dekretin më 10 qershor se kam pasur informacion nga një institucion kushtetues, sekret, i klasifikuar, nga më të lartat shtetërore, kjo është e vërtetë, nuk kam thënë gënjeshtër, aq më tepër në një moment kaq të rëndësishëm. Ka informacione të tjera, por në respekt të ligjit nuk mund të them diçka më shumë. Në Komisionin Hetimor i kanë mundësitë sipas ligjit të njihen me këtë. Kanë çuar një kërkesë në presidencë për tu njohur me këtë informacion, presidenca i ka kërkuar institucionit që e ka këtë informacion që t'ia vë në dispozicion Kuvendit, pasi është informacion i klasifikuar”, u shpreh Meta mbi djegien e Kuvendit.

Meta sulme ndaj Bashës

Gjatë deklaratës së Metës nuk munguan as ironitë për PD. Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, PD “mburrej” se kishte fituar 85% të mbështetjes popullore, pasi këta nuk votuan, por dje Meta e ka ironizuar këtë deklaratë. “Ju e dini se presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka si t'i trembet gotës së shampanjës. Ka një shprehje që unë e kam shumë për zemër: Mos bëni Bajram me mend. Kështu që festën duhet ta bëjmë të vërtetë. Askush nuk mund të mëakuzojë që nuk kam bërë më të mirën. Thonë se çfarë bëri presidenti. Papritur të gjithë u kënaqëm dhe u gëzuan, një palë fitoi 61 bashki dhe një tjetër fiton 85% të votuesve", ka ironizuar Meta. Ditën e djeshme Meta u takua me Bashën, por gjatë deklaratës për shtyp i pyetur nga gazetarët në lidhje me takimin, presidenti iu shmang pyetjeve duke mos dhënë detaje se çfarë është diskutuar në takim, kështu i dha një tjetër goditje Bashës. Duket se takimi mes tyre nuk ka shkuar sipas planit të presidentit, pasi ky i fundit e ashpërsoi menjëherë gjuhën pas takimit. "Është takim normal, takim mbas pushimesh le të quhet", tha Meta mbi takimin.

Meta i trembet shkarkimit

Gjatë deklaratë së tij nuk mungoi as shfaqja e frikës ndaj shkarkimit. Edhe pse u përpoq ta fshehë frikën, në fjalët e Metës dukej qartë se ai i trembet vendimit të Komisionit të Venecias. Ai tha se i qëndron deklaratës së tij për të bërë tre palë zgjedhje në një ditë. Meta shtoi se nuk ka asnjë shans që ai të dalë nga zyra. “Unë jam i hapur për çdo pyetje nga ana e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias. Dua ta bëj këtë punë sa më mirë. 11 tetori është një datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse të gjithë shqiptarët e dinë shumë mirë që presidenti i ka bërë të gjitha veprimet në bazë të Kushtetutës. Kjo është një lëvizje dëshpëruese, për të shmangur datën më të rëndësishme që është përpara, që është 18 tetori. Prandaj unë i ftoj të gjithë që të merren me 11 tetorin, por të merren aq sa duhet. Sidomos mediat mos të bëhen pjesë e kësaj propagande. Por të merren me 18 tetorin, se çfarë do të bëhet me shqiptarët”, tha kreu i shtetit në konferencë për shtyp, në lidhje me ardhjen e Komisionit të Venecias. Nga ana tjetër Meta tregoi se është gati të shkojë në seancë dëgjimore tëVenecias më 11 tetor, ndërsa u ka dhënë komisioneve një dosje voluminoze, çka tregon se i trembet shkarkimit.

Arbjona ÇIBUKU

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2019 - 23:50

Orët e gjatë të pritjes për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda e kanë shoqëruar me ankth pritjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Postuar: 19/09/2019 - 23:05

Teksa Bundestagu gjerman pritet të bëjë publik vendimin e tij për hapjen e negociatave të Shqip

Postuar: 19/09/2019 - 22:58

3 vite shërbim prove caktoi Gjykata e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin, ish-ministër i Brendsh

Postuar: 19/09/2019 - 22:47

Ndërkohë që u dha vendimi për ish-ministrin Tahiri me 5 vite burg por që do të jetë për 3 vi

Postuar: 19/09/2019 - 22:37

 Pas dënimit të dhënë nga Krimet e Rënda për të dënuar me 5 vite burg ish ministrin e Brends

Postuar: 19/09/2019 - 22:31

Kreu i PD-së ka reaguar pas vendimit Gjykatës për Saimir Tahirin.

Postuar: 19/09/2019 - 22:22

Disa herë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka këshilluar gazetarët të ruhen nga kushërinj