Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta: Të zgjidhen të gjitha çështjet e maturantëve

Meta: Të zgjidhen të gjitha çështjet e maturantëve

Postuar: 09/09/2016 - 17:59

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi më shumë bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për t’u dhënë zgjidhje çështjeve të maturantëve.

Fjala e Metës: 

E zhvillojmë këtë mbledhje të kryesisë së LSI-së me kërkesë të deputetes Kledi Mehmetaj për të diskutuar me situatën që ka të bëjë me debatin më të fundit të hapur në publik për pranimin në universitete të maturantëve. Ka pasur disa shqetësime.

Qëndrimi ynë besoj ka qenë dhe mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar të arsimit të lartë por gjithmonë duke respektuar frymën e tij me qëllim zgjidhjen e probleme dhe jo krijimin e problemeve për të gjithë të rinjtë, bazuar në meritë, preferencë dhe transparencë.

Nga diskutimet e bëra deri tani edhe me grupet e ish-maturantëve, por edhe me përfaqësues të universiteteve është e qartë se ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike në mënyrë që të kemi një situatë shumë më të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën e tyre.  

Është një fakt që grupi ynë parlamentar në kuadër të diskutimeve për këtë ligj në Parlament, ka ngritur shqetësimet dhe rëndësinë e zbatimit të ligjit për të arritur qëllimet pozitive që kishte ky ligj.

Edhe pa bërë ndryshime në ligj, mund të ketë zgjidhje shumë të mira që të respektojnë tre parimet kryesore; të meritës, të preferencës dhe të transparencës. E dimë që ka qenë problem i madh, por jemi të bindur që me durim dhe dialog dhe bashkëpunim, këto çështje do të zgjidhen në interesin më të mirë të rinjve dhe familjeve të tyre.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 23:59

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese.

Postuar: 15/11/2019 - 23:07

 Prej 7 ditësh Agim Kajmaku, ish-kryetar i bashkisë së Vorës është në kërkim nga policia, nd

Postuar: 15/11/2019 - 22:22

Ish ministri Ditmir Bushati është duke kryesuar misionin vëshgues të OSBE në zgjedhjet parlamenta

Postuar: 15/11/2019 - 22:01

Kryetarja e Bashkisë Shkodër në detyrë,  Voltana Ademi e ftuar në emisionin “Pa protok

Postuar: 15/11/2019 - 21:59

Arta Vorpsi, kandidatja e cila ishte e para në listën për vakancën e shpallur nga Kreu i Shtetit,

Postuar: 15/11/2019 - 21:48

Kryetarja e Bashkisë së Shkodërës në detyrë Voltana Ademi e ftuar në emisionin 'Pa Protokoll&

Postuar: 15/11/2019 - 21:14

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Ilir Metën, në debatin që po zhvillohet për emërimet në G