Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta takim me anëtarësinë: LSI shansi i të gjithëve, duhet një klasë politike me përgjegjshmëri të madhe

Postuar: 14/04/2017 - 08:41

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, mori pjesë në një takim me anëtarësinë e Lëvizjes së Gruas për Integrim të Njësisë administrative 7 në Tiranë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, etj. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, kryetari Ilir Meta u shpreh se LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes, sepse askush në familje nuk sakrifikon më shumë se gruaja. “LSI-ja punon që t’u jap një shans të gjithëve, por në veçanti LSI-ja është e bindur se kur i jepet shansi një gruaje i jepet shans të gjithë familjes. Sepse paqja sociale fillon te familja dhe pastaj vazhdon në shoqëri dhe kudo. Në programin tonë, mbështetja dhe fuqizimi i gruas përfaqëson një prioritet të veçantë dhe të jashtëzakonshëm”, tha kryetari i LSI-së. Gjithashtu, kryetari Meta theksoi se LSI i kushton një rëndësi shumë të madhe edhe edukimit të të rinjve, dhe sidomos të të rejave, që nga një moshë fare e re e në vazhdimësi. Kryetari i LSI-së tha se i duhet kushtuar rëndësi të ardhmes dhe perspektivës të politikës shqiptare në përgjithësi. “Besojmë që politika shqiptare ka nevojë për një transformim thelbësor, që nuk ka të bëjë thjesht me individët dhe me njerëzit, por me kulturën e tyre. Kultura që ne duam është e një klase politike e një gjenerate politike e cila punon me përgjegjësi, punon në ekip. Synon të mirën publike dhe vë disa prioritete mbi egon individuale apo edhe partiake në interes të vendit, të komunitetit dhe të shoqërisë”, deklaroi kreu i LSI, Ilir Meta, ndër të tjera gjatë takimit.

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:43

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “Neës24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendor

Postuar: 24/06/2019 - 14:40

Ambsasdori i BE, Luigi Soreca ka takuar sot kryetarin e Këshillit të Emërimit të Drejtësisë Ardia

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që mi

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj