Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta takim me presidenten kroate, zbardhen detajet

Postuar: 12/01/2018 - 19:38

Presidenti Ilir Meta prej ditës së djeshme është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci.

Në këtë vizitë presidenti Meta është takuar me homologen e tij, Kolinda Grabar-Kitarović. Në fokus të këtij takimi kanë qenë disa tema, duke veçuar marrëdhëniet mes dy shteteve dhe të ardhmen e tyre.

Po ashtu mësohet se në fokus të takimit ka qenë dhe Ballist Morina, i cili ndodhet i arrestuar në ketë vend. Meta dhe Kitarovic kanë diskutuar për Morinën për të gjetur një zgjidhje për këtë rast.

President Meta në kohën kur Ballist Morina ishte drejt ekstradimit në Serbi thirri në një takim ambasadoren kroate në Shqipëri. Pas këtij takimi Kroacia vendosi që të mos lejonte ekstradimin e Morinës për në Serbi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/01/2018 - 08:33

Kryeministri, Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me videon e përgatitjeve të fundit të itenerarit të artifakteve për 550 vjetorin e Skëndërbeut.

Postuar: 16/01/2018 - 08:00

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të vënë në zbatim planin B për bllokimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:57

Kuvendi ka nisur zyrtarisht procedurat për ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Postuar: 16/01/2018 - 07:48

Partia Demokratike ka vendosur që të përshkallëzojë reagimet ndaj mazhorancës qeverisëse.

Postuar: 16/01/2018 - 07:43

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla lëshoi ditën e djeshme akuza të forta ndaj deputetëve të opozitës.

Postuar: 16/01/2018 - 07:38

Sezoni i ri parlamentar është çelur me debate mes opozitës dhe mazhorancës.