BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta thumbon Ramën: Në krahasim me parametrat e sotëm kam qenë kryeministër i suksesshëm, përballë kisha opozitën e Berishës, qeveria po tenton të kapë Kushtetuesen

Meta thumbon Ramën: Në krahasim me parametrat e sotëm kam

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thumbuar dje në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa fliste për të shkuarën e tij politike në forumin “Biseda për tranzicionin” në UET. Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se duke parë parametrat e sotëm, me të cilën nënkupton indirekt Edi Ramën theksoi se si kryeministër ka qenë i suksesshëm. Madje, ai shtoi se u bë kryeministër në një periudhë shumë të vështirë nga 1999 deri në 2002 kur vendi ishte në vështirësi dhe PS në krizë, ndërsa kujton se përballë në atë kohë kishte opozitën e paparë me në krye ish-kryeministrin Sali Berishën, duke injoruar kështu opozitën e drejtuar nga Basha. “Duke qenë nga Skrapari dhe i lidhur me një familje i lidhur me luftën. E ndjeva pak si cenim të asaj krenarisë të historisë e kështu me radhë. Kam qenë i bindur se të gjithë ikin në një anë, s’ka demokraci. Jam mësuar të zgjedh më të vështirën, kurrë më të lehtë. Nuk do i duhesha as vendit. Secili nga rolet ka patur, si kryeministër kam qenë një kryeministër i suksesshëm po ta shohësh me parametrat e sotëm. E kam marrë drejtimin në një kohë të vështirë, kur ishte PS në krizë. Së dyti kam pasur një opozitë të paparë me në krye Profesor Doktor Sali Berishën. Nuk ishte e lehtë. Institucionet ishin tepër të brishta pas ‘97. Dhe gjendja ekonomiko-financiare ishte shumë e vështirë. Unë i rizgjodha, por më pas ishte një ritëm i jashtëzakonshëm reformash, që vështirë kanë ndodhur më parë, ndoshta në 2005-2006. Çdo situatë ka pasur kënaqësitë e saj. Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar më 1998-1999, kur organizoja operacionet humanitare kur vinin shqiptarët nga Kosova gjatë luftës.  As vetë nuk e di si e përballuam”, deklaroi ai. Më tej presidenti Ilir Meta gjatë fjalës së tij është shprehur se mban këtë post në periudhën më të vështirë në historinë e Shqipërisë. Meta ka theksuar se ai ka luajtur një rol kryesor në miratimin e reformës në drejtësi, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë se po mundohet të kapë Gjykatën Kushtetuese. “Jam presidenti me situatën më të vështirë në historinë e Shqipërisë.  Me ato ndryshime u bënë edhe listat e mbyllura të deputetëve që janë më shumë pronë e kryetarëve. Atdhedashuria ka ndihmuar gjithmonë për të shmangur debate. Reforma në Drejtësi u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm, kur aktorët e tjerë bënin lojëra për të futur vendin në krizë. Unë kam paralajmëruar prej kohësh që synohet të arrihet këtu, vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Kjo i intereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Presidentin janë përpjekur ta vendosin gjithmonë para faktit të kryer që të kapin Gjykatën Kushtetuese”, nënvizoi Meta.

Më të lexuarat