BREAKING NEWS

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu qetëson qytetarët pas lëkundjeve të sotme

Dy muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, sizmiologu
x

Politike

Meta tjetër ultimatum, kërkon të ndryshojë sërish datën e 13 Tetorit: Do ngeleni pa zgjedhje gjithëpërfshirëse, kjo krizë do përshkallëzohet

Meta tjetër ultimatum, kërkon të ndryshojë sërish

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta deklaroi sot se nëse nuk bëhen zgjedhjet më 13 Tetor nuk do të hapen negociatat me BE-në

“Të mos humbasim kohë, të mos ngelim në vjeshtë, pasi negociatat me BE janë primare për shqiptarët”, u shpreh Meta.

Ai theksoi se e vetmja datë që nuk negocion dot është ajo e 17-18 tetori që janë datat që BE ka vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Nëse përpara 17-18 Tetorit në nuk do të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse atëherë Shqipëria nuk do hapen negociatat me BE-në. E vetmja datë që nuk ndikoj dot është data 17-18 tetori që janë datat që BE ka vendosur për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në vend ta kishim gjetur këtë zgjidhje që në momentin e parë kur shfuqizova 30 qershorin, të paktën të mos humbasin asnjë sekondë nga sot e në vazhdim sepse 17-18 do iki e do vi 19 tetori, dhe shqiptarët në 19 tetor nuk duan të dëgjojnë justifikimet  askujt për të zhvilluar ping-pongun e radhës së fajit. Është e qartë se e vetmja datë ku nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Jam fleksibël, meqënëse zotit Rama mund t'i ketë dalë ters në filxhan 13 tetori, që ta shikoj 13 tetorin, por përpara 17-18 tetorit. Unë po e pres me shumë durim por edhe me shpresë për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme se përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero, veçanërisht ata që kanë punuar me përkushtim për të gatuar këtë rrëmujë në Shqipëri", tha Meta.