Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta ‘tradhton’ Kryemadhin, lëshon ‘bombën’: Veprimi i tyre i qëllimshëm!

Postuar: 20/03/2019 - 12:04

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar se është gati të lërë mandatin e tij si President për zgjidhjen e krizës në vend. Nga Pogradeci ku ka qenë në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut, Meta tha se është gati të sakrifikohet si Salvador Aljende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

“Kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe e cila ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë dhe po kështu jo vetëm të gjitha garancitë demokratike, por edhe të drejtat e qytetarëve dhe të grupeve të caktuara të interesit. Tani kriza është thelluar e rënduar më tej pas veprimit të paprecedentë të opozitës shqiptare, i cili është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar seriozisht krizën e përfaqësimit të Kuvendit të Shqipërisë, institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë.

Në vlerësimin dhe në bindjes time institucionale, Kuvendi i Shqipërisë ka 82 deputetë të ligjshëm, përfshirë dhe 3 deputetët e opozitës, të cilët nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm e thellon krizën po nuk ndihmon as në kapërcimin e kësaj situate, pasi çdo numër tjetër  është i kontestueshëm në të gjitha planet, si në atë kushtetues, ligjor, procedural dhe moral. Dhe absolutisht që në vendin tonë, si një vend tërësisht pro europianë, mund të ftohen edhe 1 mln qytetarë që kanë mbushur moshën për të qenë deputetë dhe që nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligje në emër të reformave të integrimit europian, por kjo duhet të sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi dhe as nuk e garanton, përkundrazi e minon çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, tha Meta.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/04/2019 - 23:05

Gazetari Vincent Triest ka deklaruar në “A show” në News 24, vendimi i Parlamentit holandez për të kërkuar rikthimin e vizave me shqiptarët nuk është qëndrim politik ndaj PS apo PD, por, sipas tij, Holanda

Postuar: 22/04/2019 - 22:55

Deputeti demokrat Myslim Murrizi u shpreh mbrëmjen e sotme se në 17 Maj, natën e marrëveshjes së

Postuar: 22/04/2019 - 22:38

Akademiku Artan Fuga është shprehur mbrëmjen e sotme se opozita e ka braktisur garën për zgjedhje

Postuar: 22/04/2019 - 22:26

Partia Bindja Demokratike nesër do të bëj regjistrimin e saj në Gjykatë dhe më pas në Komisionin

Postuar: 22/04/2019 - 22:19

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, deklaroi në Op

Postuar: 22/04/2019 - 22:12

Të ftuar në emisionin “Open”, presidenti Bujar Nishani dhe gazetari Denis Dyrnjaja ka

Postuar: 22/04/2019 - 22:07

Në një prononcim të shkurtër për mediet e pranishme, në ambientet ku u mblodhën të ashtuquajturit