BREAKING NEWS

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për deklaratat e forta të kryeministrit: Rama po sulmon vendet mike dhe aleate, Bashkimi Evropian është donatori më i madh në Shqipëri

Reagon Ambasada e Francës me ‘notë proteste’ MJP për
x

Politike

Meta vijon të sfidojë qeverinë, i kthen mbrapsht edhe ligjin për taksat, shkon në 45 numri i drafteve të padekretuara nga presidenti

Meta vijon të sfidojë qeverinë, i kthen mbrapsht edhe ligjin

Presidenti Ilir Meta vijon të vendosë rekorde sa u takon ligjeve të kthyera për shqyrtim. Dje kreu i shtetit ka kthyer mbrapsht ligjin për taksat kombëtare duke e çuar në 45 numrin e ligjeve të refuzuar për dekretim. Dje Presidenca njoftoi se ligji për taksat kombëtare pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh. Meta tha se kjo nismë nuk ka pasur transparencë që në momentin që është propozuar. “Projektligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas propozimeve të depozituara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqata e Minierave të Shqipërisë dhe Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare. Sipas praktikës parlamentare, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milionë lekësh, në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore. Kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nën sektor dhe për sektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit”, thuhet në relacion. Sipas presidentit ky ligj ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare. Ai u shpreh se ky ligj është klientelist dhe bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera. “Kjo nismë legjislative argumentohet nga qeveria si një formë mbështetjeje për industrinë e përpunimit të mineraleve metalore, që sipas relacionit shoqërues dhe komisionit përgjegjës për shqyrtimin e saj, po përjeton një periudhë krize që kanë shkaktuar dhe ulje të kërkesës dhe çmimeve të tregut ndërkombëtar të nënprodukteve minerare metalore. Përveç humbjeve të së ardhurave në buxhet dhe diferencimit fiskal mbi baza klienteliste, ndryshimi i propozuar cënon shfrytëzimin me objektivitet të pasurisë kombëtare, e cila nëse konsumohet në këtë mënyrë, pa vjelë ato të mira që i takojnë gjithë shoqërisë, konsiderohet shpërdorim flagrant i saj”, shprehet Meta.

Bie ndesh me Kushtetutën

Presidenti thekson se ligji është në kundërshtim me parimet dhe disa dispozita kushtetuese ku sipas tij dëmton dhe interesin publik edhe pasurinë kombëtare. “Në përfundim të shqyrtimit të këtij ligji, konstatohet se ky ligj bie në kundërshtim me parimet dhe dispozitat kushtetuese që mbrojnë sigurinë juridike, lirinë ekonomike, barazinë para ligjit, autonominë e pushtetit vendor, si dhe dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare. Është detyrë e pushtetit qendror që të thellohet në shqyrtimin e parametrave fiskalë dhe të mos krijojë një situatë ekstreme të trajtimit preferencial, duke favorizuar degë të veçanta të industrive, të cilat i nënshtrohen regjimeve të natyrave të njëjta”, shkruhet në dokument. Kreu i shtetit u shpreh se analiza e efekteve financiare nuk është kryer e plotë dhe kjo sipas tij ka sjellë efekte negative duke prekur investimet e njësive të qeverisjes vendore. Meta theksoi se ky ligj u ndërmor nga mazhoranca qeveritare pa asnjë konsulencë me pushtetin vendor. “Përveç faktit që analiza e efekteve financiare nuk është kryer e plotë, por është kufizuar vetëm në periudhën 3-vjeçare, kjo shumë në formën e efekteve negative prek në mënyrë direkte edhe investimet e njësive të qeverisjes vendore. Pra, ndërkohë që nga njëra anë pranohet se planifikimet janë të përcaktuara, nga ana tjetër, duke aplikuar një standard të dyfishtë të papranueshëm, të ardhurat që shkojnë nga renta minerare për njësitë e vetëqeverisjes vendore, janë hequr pa asnjë konsultim me ato njësi të vetëqeverisjes vendore që përfitojnë prej tyre”, u shpreh Meta.

Më të lexuarat