BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta vizitë në Durrës për të parë gjendjen nga afër, Rama anulon udhëtimin për në New York, mbledh qeverinë e grupin

Meta vizitë në Durrës për të parë gjendjen nga

Tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë bëri që edhe shumë politikanë të reagojnë për këtë ngjarje. Teksa presidenti Ilir Meta u nis për në qytetin e Durrësit ku dëmet qenë më të mëdha, kryeministri i vendit Edi Rama anuloi dje udhëtimin që kishte për në New York ku do të merrte pjesë në OKB dhe u kthye në Shqipëri për shkak të tërmetit. Sot pritet që Rama të mbledhë grupin parlamentar dhe ministrat për diskutuar mbi situatën. Ndërkohë, u mësua dje se kryeministri Edi Rama ka folur në telefon me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plotë të Italisë dhe gatishmërinë për të mbështetur Shqipërinë, në përballimin me pasojat e tërmetit të rende që ra mbi vendin tonë. Ndërkohë Meta shkoi dje në qytetin e Durrësit pasi aty u mbajt një takim me drejtuesit e këtij qyteti në Prefekturë, për të folur rreth situatës së krijuar nga tërmetet që tronditen vendin ditën e djeshme, dhe që epiqendra ishte pikërisht Deti Adriatik. Meta u takua dje me prefektin Roland Nasto për t’u njohur me detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti. “Të merren masa për të verifikuar pasojat në drejtim të banesave. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me vendet fqinje. Unë besoj se tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe të punohet me një koordinim efikas”, tha Meta. Qyteti i Durrësit ndërkohë qe qyteti me dëme më të mëdha materiale, por edhe me persona të plagosur, andaj dhe vëmendja u përqendrua së tepërmi aty. Ndërkohë ai u pyet nëse duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, ku tha se e rëndësishme është të evidentohet çdo dëmtim. “Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. U njoha me punën që po bëhet në terren mbi situatën. Të merren masat për dëmtimet që shkaktuan tërmetet. Të jemi të qetë e të vëmendshëm. Të bashkëpunojmë për të normalizuar situatën. E rëndësishme është të evidentohet çdo dëmtim”, u shpreh Meta. Ndërkohë Bashkia e Tiranës ka njoftuar dje të gjithë qytetarët që për çdo emergjencë të mos hezitojnë të telefonojnë numrat që bashkia iu ka vënë në dispozicion. “Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitudë 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik. Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë”, ka shkruar dje Bashkia e Tiranës në njoftimin e saj. 

Më të lexuarat