Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta zbulon arsyen pse nuk e dekretoi për herë të parë Sandër Lleshin

Postuar: 15/11/2018 - 21:27

Presidenti Ilir Meta komentoi mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.

Meta tha se 14 pyetjet drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes u detyrua t’i bënte publike pas përhapjes së spekulimeve në media, ndërsa shtoi se këto pyetje i japin edhe përgjigje arsyes së mosdekretimit të Lleshit herën e parë.

Meta la të nënkuptohet se mosdekretimi ka të bëjë me statusin aktiv të Lleshit si gjeneral, çka është e papajtueshme nga ana kushtetuese.

“Kam përshtypjen që çështja është më e qartë për opinionin pas iniciativës së dytë të zotit Rama, për të propozuar sërish zotin Lleshi. Unë nuk do të dëshiroja të bëja publike pyetjet e drejtuara, por u detyrova për shkak të spekuliomeve dhe të “fake news”, ato sqarojnë se në rastin e parë kemi të bëjmë me rastin e një ushtaraku aktiv të cilat janë të papajtueshme nga ana kushtetuese. Kemi një rast për shkak të një dekreti që ka dalë dikur, një gjyqi.

Unë nuk kam marrë asnjë vendim, po punoj për të sqaruar gjithçka. Ne po vazhdojmë këtë proces konstruktiv me Ministrinë e Mbrojtjes.

Kryeministri ka lënë të kuptohet se ka një arsye tjetër...

Do e ketë për ndojë president tjetër se emrin tim nuk e përmendi gjëkundi. Lidhur me këtë situatë kam informuar edhe kryetarin e Kuvendit, Ruçi, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u paraqitur në Kuvend nëse do duhet”, tha Meta.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 18:17

Në takimin që zhvilloi në Burrel, Lulzim Basha sulmoi edhe Agron Malajn, kandidatin e Partisë Socialiste për këtë bashki.

Postuar: 24/05/2019 - 18:02

Ndonëse nuk pati një përgjigje zyrtare për ftesën e tretë për dialog të kryeministrit Rama, 

Postuar: 24/05/2019 - 17:51

Kryeministri Edi Rama e quan një lajm fantastik zbulimin e burimeve të reja të naftës në Shqipëri

Postuar: 24/05/2019 - 17:44

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi i ftuar në rubrikën “Opinion” në &

Postuar: 24/05/2019 - 17:33

 I ftuar në “Top Talk”, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, foli ed

Postuar: 24/05/2019 - 17:24

 Kreu i Partisë Demokratike duket se nuk ka pritshmëri të mëdha nga takimi i tij në Mat.

Postuar: 24/05/2019 - 17:00

Kabineti i Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn po e mendon seriozisht m