BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Meta zbut marrëdhëniet me opozitën, vizitë me kreun e grupit parlamentar të PD në Izrael

Meta zbut marrëdhëniet me opozitën, vizitë me kreun e grupit
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka zbutur marrëdhëniet me opozitën shqiptare, pas përjashtimit të Sali Berishës me 10 ditë nga parlamenti, për shkak të fyerjeve ndaj bashkëshortes së Erion Veliajt. Meta, i njohur tashmë për maturinë dhe konstruktivitetin në raport me kundërshtarët politikë, ka zbutur klimën e tensionit me opozitën e drejtuar nga dyshja Berisha-Basha. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Izrael, ka marrë me vete kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, duke dhënë një sinjal të qartë për uljen e tensioneve dhe shmangien e konfliktualitetit politik mes shumicës dhe opozitës. Nëse në vizitat e tjera, Meta shoqërohej zakonisht nga Gramoz Ruçi dhe Shpëtim Idrizi, në Izrael, këtë herë Meta shoqërohej nga Edi Paloka, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe z. Shkëlqim Selami, anëtar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Vetëm disa ditë më parë, Paloka, në një dalje për mediat, sulmoi me një gjuhë të ashpër Metën, për përjashtimin e Berishës. 
 
Vizita në Izrael 
 
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta nisi dje një vizitë zyrtare në Izrael, me një pritje të veçantë nga Kryetari i Parlamentit të Izraelit “Knesset”, z. Yuli Edelstein. Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta shprehu kënaqësinë për vizitën e tij në Izrael dhe bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve po njohin një fazë zhvillimi me dinamik dhe konkret. Kryetari i Knesset, z. Yuli Edelstein shprehu vlerësimin për vizitën e parë të një Kryetari të Kuvendit të Shqipërisë ne Izrael duke nënvizuar se miqësia tradicionale mes dy popujve është një bazë solide e zhvillimit të shkëmbimeve në të gjitha fushat mes dy vendeve. Në këtë kuadër, z. Edelstein shprehu mirënjohjen e thellë të popullit Izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë në të shkuarën, gjatë luftës. Tani ka ardhur koha t'i bëjmë marrëdhëniet tona edhe më konkrete, në të ardhmen”, u shpreh z. Edelstein.
 
Marrëdhëniet ndërparlamentare
 
Meta dhe z. Edelstein ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare kanë një rëndësi të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit bilateral, dhe në këtë drejtim ranë dakord të intensifikojnë kontaktet përmes grupeve reciproke të miqësisë dhe komisioneve homologe parlamentare në fushat prioritare të energjisë, bujqësisë, turizmit, menaxhimit të ujerave dhe të telekomunikacionit. Gjithashtu dy Kryeparlamentarët ranë dakord të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në platformat multilaterale në funksion të konsolidimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe atë të Ballkanit.
 
Stabiliteti në rajon
 
Meta theksoi qëndrimin e Shqipërisë në favor të avancimit të përpjekjeve ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje dhe stabiliteti për të gjithë rajonin. Vizita e z. Meta zhvillohet në një moment të vështirë për shoqërinë izraelite, të tronditur nga gjetja e tre trupave të pajetë të tre adoleshenteve izraelite. Për këtë arsye, Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu ngushëllimet më të sinqerta ndaj autoriteteve dhe popullit izraelit për këtë vrasje. Në përfundim të takimit, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e ftoi Kryetarin e Knesset, z. Yuli Edelstein si dhe Grupin e Miqësisë Izrael-Shqipëri për një vizite zyrtare në Tiranë, ftesë e cila u prit me kënaqësi.
 
Statusi i ri i Shqipërisë 
 
Të qenurit vend me status kandidat, nënkupton thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-BE dhe çuarjen e tyre në një nivel tjetër: Shqipëria do të marrë që këtej e tutje ftesa për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit, që janë të hapura për vendet kandidate. Aksesi dhe bashkëpunimi me agjensitë dhe institucionet e BE do të jetë më i thjeshtë. Psh. Shqipëria do të mund të marrë pjesë si vëzhgues, në Agjencinë e Të Drejtave Themelore. Gjatë kësaj kohe mund të ngrihen Komisione të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Komitetit të Rajoneve (Committee of Regions) si edhe Komitetit për Çështjet Ekonomike e Sociale. Si një vend kandidat për në BE, Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian nëpërmjet instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA), me ndihmën e te cilave, Shqipëria do të vazhdojë të ndërmarrë reforma dhe investime strategjike, duke vazhduar të përfitojë nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian.
 
Belgjika asistencë Shqipërisë 
 
Asistenca belge në periudhën pas marrjes së statusit të vendit kandidat, jo vetëm në kuadër të procesit për integrimin e Shqipërisë në BE, por edhe në fushat e ekonomisë, tregtisë, turizmit, energjisë, etj., konsiderohet tejet e rëndësishme nga pala shqiptare. Kjo u nënvizua gjatë konsultimeve periodike diplomatike mes MPJ-së së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, Tregtisë së Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, zhvilluar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas njoftimit zyrtar, për palën shqiptare, konsultimet diplomatike u kryesuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qirjako Qirko, ndërsa për palën belge, këto konsultime u kryesuan nga Dirk Achten, President i Komitetit të Drejtorëve të Shërbimit të Jashtëm Publik të Belgjikës. Delegacioni belg siguroi për mbështetjen në procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në BE dhe nënvizoi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi dhe turizëm. Adriatik Doçi
 

Më të lexuarat