BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja me koronavirus janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të
x

Politike

Migrimi, korrupsioni e krimi/ Vjen reagimi i parë nga qeveria pasi KE prezantoi raportin për Shqipërinë

Migrimi, korrupsioni e krimi/ Vjen reagimi i parë nga qeveria pasi KE

Komisioni Europian ka prezantuar vlerësimin e tij për përmbushjen e kërkesave për mekanizimin e mbajtjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë.

Deputeti socialist Taulant Balla shprehet se një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga ky komision.

Reagimi i Taulant Ballës

Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Evropian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.

Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:

 Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare.

 Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë.

Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”.

Më të lexuarat