BREAKING NEWS

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet

Ekipi i Donald Trump publikon VIDEO-SKANDALIN me zgjedhjet
x

Politike

Mike Pompeo jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë

Mike Pompeo jep mesazhin e fuqishëm për Shqipërinë

Në Forumin e Ballkanit Kundër Anti-Semitizmit, sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo u shpreh se “Shqipëria është një mik i madh i SHBA. Pas luftës së dytë botërore, ofroi një ndihmë të rrallë për hebrenjtë dhe falë heroizmit, ishin streha për hebrenjtë” tha ai.

“Ju iu dhatë strehë. Pas luftës kishte më shumë hebrenj që jetonin në Shqipëri. Nder për Shqipërinë, trashëgiminë dhe historinë e saj. Por ne nuk jemi këtu të flasim vetëm për historinë por të ngremë zërin kundër antisemitizmit. Duhet të identifikojmë këtë problem dhe siç tha edhe Trump, është me rëndësi të të identifkohet dhe të ketë një fushë të barabartë për të gjitha shtetet. Ka një përhapje të antisemitizmit dhe në vendet me shumicë myslimane duhet të flasim në emër të tolerancës. Ka vendosmëri për të mbrojtur të drejtën e çdo burri dhe gruaje. Ju faleminderit. Zoti i bekoftë shqiptarët!”-shtoi më tej Pompeo.

Më të lexuarat