SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë
Shkruar nga Aleksandra HOXHAJ 21 Shtator 2021
Rindizen debatet në Partinë Demokratike sa i takon përjashtimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar. Mbështetësit e kryedemokratit Basha janë rreshtuar hapur kundër tij duke sjellë një ndarje brenda së djathtës. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi dhe këshilltari i Bashës, Roland Bejko janë përfshirë një debat sa i përket legjitimitetit të vendimit për përjashtimin e Berishës. Bejko u shpreh se vendimi duhej çuar në kryesi dhe në Këshillin Kombëtar siç është bërë me çdo vendim. Ndryshe mendoi Bumçi, i cili deklaroi se vendimi për heqjen e Berishës nga grupi parlamentar duhej ratifikuar vetëm nga demokratët me modelin një anëtar, një votë. Por kjo sipas Bejkos nuk mund të ndodhë vetëm sepse duan një grup njerëzish. Kjo u kundërshtua fort nga ana e Bumçit pasi sipas tij, mbledhja e Kuvendit Kombëtar është e ligjshme dhe aty duhet të merret vendimi. Sipas Bumçit nëse Kuvendi bie dakord për të votuar, dhe nëse ky vendim ratifikohet atëherë askush nuk mund ta kundërshtojë më, por nëse votohet kundër vendimit të Bashës, atëherë vendimi rrëzohet. Më pas Bejko deklaroi se ishte pro skenarit se si do të funksiononte një parti sovraniste, sa do u qëndronte Berisha tezave të tij dhe si do të shkonin marrëdhëniet PD-SHBA. “Kjo do jetë gallata më e madhe se 8 vjet që ikën do t’u duken lule brezave që vijnë kur ta shikojnë Partinë Demokratike që dhe sa të jetë gjallë personi që është “non grata”, nuk ka për të ardhur kurrë Partia Demokratike në pushtet. Le ta provojnë dhe le ta shikojnë, unë do bëj sehir”, tha Bejko. Sipas tij, problemet brenda partisë kanë ekzistuar prej kohësh teksa e cilësoi grusht shteti brenda partie atë që po i bëhet Bashës lidhur me vendimin ndërkohë që Berisha thjesht është i mërzitur nga largimi i përkohshëm prej grupit.
Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës
Nga ana tjetër gazetari Milaim Zeka ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka armik vetëm SHBA pasi ajo do që ta mposhtë atë. Zeka tha se nëse Berisha do të tërhiqej nga politika, SHBA nuk do të merrej me të. Sipas tij, lufta e Berishës me SHBA-të do të përfundojë me arrestimin e tij teksa paralajmëroi se arrestimet do të vijojnë me presidentin Ilir Meta e deri tek kryeministri Edi Rama. “Sali Berisha ka armik vetëm SHBA, të cilin nuk do ta mposhtë. Ata këshilltarë që e kanë udhëzuar Sali Berishën me vu Sekretarin e Shtetit Blinken në gjyq, koha do ta tregojë se ata janë armiqtë më të mëdhenj të Sali Berishës. Sikur Sali Berisha të tërhiqej vetë nga skena politike, SHBA nuk do merreshin me të. Unë jam 100% i bindur se SHBA luftën me Sali Berishën do ta çojnë deri në arrestimin e tij. Jo vetëm kaq, do vazhdojnë edhe me presidentin e Shqipërisë, do vazhdojnë edhe me Edi Ramën dhe me të gjithë ata që do guxojnë me ngrit kokën ndaj proceseve demokratike në Shqipëri”, deklaroi Zeka.