BREAKING NEWS

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e paralajmërime Bashës të refuzojë ofertën e Ramës

Berisha e Meta në unison kundër bashkëqeverisjes PS-PD, mesazhe e
x

Politike

Milva Ekonomi: Nafta pa taksa mund të tërhiqet deri më 30 nëntor, fermerët do ta bëjnë vetë marrëveshjen me drejtuesin e mjetit

Milva Ekonomi: Nafta pa taksa mund të tërhiqet deri më 30

Nafta pa taksa mund të tërhiqet pranë pikave të karburanteve deri më 30 nëntor 2021. Në 25 shkurt kur ishte parashikuar mbyllja e aftit për aplikimet nga fermerët Ministria e Bujqësisë njoftoi shtyrjen e afatit deri në 30 mars. Ndërsa ditën e djeshme gjatë një interviste televizive, ministrja Milva Ekonomi tha se, pavarësisht se fermerët mund të aplikojnë tani për karburantin, ata kanë të drejtë ta tërheqin atë në momentin që e kanë të nevojshme. Pra të gjithë fermerët që do të aplikojnë për të marrë naftën dhe janë shpallur përfitues, do ta tërheqin atë deri më 30 nëntor të këtij viti. “Njoftohet fermeri që përfiton kartën dhe shkon e tërheq nëpërmjet një procesverbali të thjeshtë dhe tërheq kartën në zyrën e AREB-it, dhe më këtë kartë ai mund të tërheq në çdo pikë karburanti pranë njësisë së vetë dhe mund ta merrni deri në 30 nëntor. Skema nuk ju detyron që të keni paguar taksën mbi pronën, apo të keni paguar sigurimet shoqërore”, u shpreh Ekonomi. Gjithashtu ajo bëri me dije se, janë shtuar aplikimet në ditët e fundit pasi tashmë procedurat janë nga tre taksa, si taksa për pronësinë, taksa si fermerë që posedonin më parë NIPT apo kontratat e qirasë. Sipas Ekonomit, të gjithë fermerët e regjistruar që kanë marrë një tokë me qira, por që nuk kanë dokument që e vërteton, mund të aplikojnë për të marrë naftën me çmim të përgjysmuar, mjaftojnë firmat e qiradhënësit dhe të qiramarrësit. Po ashtu ata mund të bëhen përfitues edhe vetëm nëpërmjet vetëdeklarimit dhe të marrin një vërtetim në njësinë administrative. “Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ishin të regjistruar 47 mijë NIPT-e dhe në momentin kur bën aplikimin e naftës ribënë kërkesën për aktivizim. Dhe ne na erdhën rreth 6200 kërkesa për ri-aplikime. Ndryshimi tjetër ishte me krijimin e një statusi të ri në aplikim, i cili kishte të bënte me deklarimin e sipërfaqes së tokës nga personat që e kanë dhënë me qira, dhe duke vënë numrin e parcelës aktive”, tha ministrja. Sakaq, ajo sqaroi se si do të procedohet në përdorimin e naftës mes mjetit që merr në punë fermeri. Sipas Ekonomit, fermeri merr aq naftë sa i nevojitet për të punuar tokën dhe pastaj bën marrëveshjen vetë me drejtuesin e mjetit. “Nafta pa taksa i jepet fermerit dhe jo mjetit. Kjo do të thotë që në rast se dikush ka mjetin dhe e përdor atë për të punuar tokën e fermerit, naftën e merr fermeri dhe e zgjidh marrëveshjen me personin që ka mjetin”, tha ajo.

Më të lexuarat