BREAKING NEWS

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha “syri” i Moskës në Tiranë, ja kush është oligarku rus që ka shpërndarë para në Shqipëri dhe ka bashkëpunuar me kreun e “Foltores”

Mediat malazeze tronditin politikën shqiptare, Sali Berisha
x
BREAKING NEWS

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të përjashtohen nga politika, kreu i “Foltores” nis kërcënimet ndaj deputetëve të PD që kanë paralajmëruar votimin e nismës së dekomunistizimit

7 besnikë të Sali Berishës me dosje spiuni pritet të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë të dobëta dhe asgjë nuk është e garantuar, kërkon nga qeveria që të zgjedhë se cilën rrugë do ndjekë, me Perëndimin apo me Lindjen

Yuri Kim mesazh Ramës, deklaron se institucionet shqiptare janë
x
BREAKING NEWS

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, Dodik kërkon të instalojë në Ballkan skemën që po përdor Vladimir Putini në Ukrainë

Prag lufte, ndizet “fuçia e barutit” që mund ta
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia me trupa ushtarake

Shpërthimet në gazsellës alarmojnë NATO, blindohet Norvegjia
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani
x
BREAKING NEWS

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja pika ku mund të shpërthejë “Lufta e Tretë Botërore” që do të përfshijë Rusinë dhe NATO

Putin mund të sulmojë kabllot nënujore të internetit, ja
x
BREAKING NEWS

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e armëve bërthamore, shpall zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të pavarura të Ukrainës, SHBA e paralajmëron për pasoja katastrofike

Bota nën alarm, Putin hap rrugën për përdorimin e
x

Politike

Çmimet e ushqimeve në rritje dhe nafta në stratosferë, deputetët s’futin dorën në xhep, mbi 140 mln lekë në muajin maj për dieta, karburante, ofertat telefonike dhe hotele

Çmimet e ushqimeve në rritje dhe nafta në stratosferë,

Edhe pse në Shqipëri prej disa muajsh çmimet e ushqimeve janë rritur dhe karburantit gjithashtu, Buxheti i Shtetit shqiptare vijon të mbajë me hatër ligjvënësit në Shqipëri. Kjo pasi, lufta e brendshme politike për të qenë sa më lartë në listën e kryetarit të partisë që të kenë mundësi më shumë që të hyjnë në Parlament justifikohet dhe nga përfitimet monetare. Përveç pagës fikse deputetët kanë dhe lehtësira të tjera financiare që vihen në dispozicion nga Kuvendi i Shqipërisë. Vetëm gjatë muajit maj të këtij viti, 27 prej tyre i kanë kushtuar Buxhetit të Shtetit mbi 14 milion lekë të reja, llogari në të cilën nuk përfshihet rroga fikse, por dietat për udhëtime brenda vendit, fatura hotelesh, shpenzime për ofertat telefonike rimbursim karburanti si dhe pagesat për qira. Bëhet fjalës për 19 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë, të cilët i përkasin të majtës dhe të djathtës, që kanë më shumë shpenzime, pasi nuk kanë lënë pa shfrytëzuar mundësi që ofrohen.

Qarku i Fierit thyen rekordin

Qarku i Fierit mban rekord, 3 demokratë dhe 3 socialistë kanë kërkuar secili prej tyre 35 mijë lekë për qera dhe 40 mijë rimbursim për naftën. Por këto shtesa nuk kanë qenë të mjaftueshme ndaj kanë marrë dhe 75 mijë lekë dieta për të lëvizur nëpër zona për takime, por këto para nuk i  kanë mbuluar shpenzimet. Secili deputet kanë marrë dhe 17 mijë lekë të tjera për të komunikuar me anë të celularit pavarësisht se në treg ofertat mujore telefonike kushtojnë shumë më pak. Kështu, deputeti i Partisë Demorkatike, i Qarkut të Vlorës, Arbi Agalliu nuk ka arritur të përfitojë qiranë e plotë për vetëm 14 mijë lekë, ndërsa gjatë muajit maj deputeti i Partisë Social Demokrate, Gledis Çeliku si dhe socialistja e Vlorës Pranvera Resulaj kanë bërë me paratë e Kuvendit edhe pasaportat diplomatike. Ndërkohë 5 deputet të tjerë kanë marrë paratë mbrapsht nga administrata për faturat e hotelit gjatë muajit maj.

Muaji prill, ja benefitet që përfituan deputetët

Më herët gazeta “SOT”, ka publikuar edhe detaje rreth muajit prill që sapo shkoi sa i takon dietave të alokuara nga Buxheti i Shtetit për deputetët e Parlamentit të Shqipërisë. Sipas të dhënave të Kuvendit, për muajin prill kanë shkuar për benefitet e deputetëve, 14,265,163 lekë të reja. Sipas ligjit për statusin e deputetit, ligjvënësit përfitojnë dieta për të shkuar në zonat elektorale, përfitojnë karburant për makinën, rimbursim të telefonatave dhe honorare për pjesëmarrjen në komisione. Mirëpo nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë “Pamfleti” ka publikuar listën me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet. Ndërkohë kemi një numër prej 22 deputetësh, shumica e të cilëve janë nga rrethet dhe kanë refuzuar që të marrin dietat. Disa nga emrat janë: Taulant Balla, Fatmir  Xhafaj, Lulzim Basha, Sali Berisha, Damian  Gjiknuri, Flutura Açka, etj. Sa i takon rimbursimit për karburant, janë 3 emra që e kanë refuzuar dhe ata janë: Lindita Nikolla, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërkohë pjesa tjetër ka marrë secili 40 mijë lekë të reja në muajin prill për rimbursim karburanti. Në total për rimbursimin e karburantit të deputetëve kanë dalë nga arka e shtetit në prill, 4.432.343 lekë. Lidhur me rimbursimin e telefonit, kemi po Gjekmarkajn, Nikollën dhe Felajn që nuk kanë përfituar. Të gjithë të tjerët kanë marrë nga 17 mijë lekë të reja secili. Për muajin prill në total janë shpenzuar 2.128.767 lekë për të rimbursuar telefonatat e deputetëve. Ndërkohë kemi 17 deputetë nga rrethet që përfitojnë rimbursim qeraje. Më poshtë është lista me emrat. Ata marrin në muaj 35.000 lekë të reja. Në total për muajin prill për rimbursim qeraje kanë shkuar 599.667 lekë. Sa i takon honorarëve për pjesëmarrje në komisione, deputetët kanë përfituar në total, 1.061.225 lekë. Pra, përveç pagave të majme që marrin deputetët, benefitet e përmuajshme të tyre nxjerrin nga arka e shtetit rreth 170 milionë lekë në vit për dieta, karburant, qera e telefon.

Më të lexuarat