BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Çmimi i energjisë elektrike/ Bujar Leskaj: Rama, u zbyth njësoj si në nëntor 2014, kur tërhoqi vendimin për demontimin e armëve kimike në Shqipëri, po shpërdoron dhe keqtrajton të gjitha institucionet e pavarura

Çmimi i energjisë elektrike/ Bujar Leskaj: Rama, u zbyth njësoj

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka reaguar ditën e sotme me anë të një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ në lidhje me vendimin e kryeministrit Rama për tu tërhequr nga rritja e çmimit të energjisë elekrtike.

Sipas deputetit Rama u zbyth nga ky vendim për të rritur çmimin e energjisë elektrike njësoj si në nëntor 2014, kur tërhoqi vendimin për demontimin e armëve kimike në Shqipëri.

“Lideri Global deklaroi sot se nuk do ua vendosë fashën 800 kilovat-orë shqiptarëve, pas të cilës energjia pothuajse u pesëfishohej në shtëpi.

Mediat kishin ditë që shpjegonin shpenzimet e rritura për çdo familje shqiptare me vendosjen e fashës, përtej gënjeshtrave të propogandës qeveritare se do të prekeshin vetëm 4 përqind e familjeve tona.

Dhe kryetari i sektit qeverisës ndjeu indinjatën e revoltën popullore që po rritej e zmadhohej si një det i qetë përpara furtunës, me afrimin e 1 tetorit të vendosjes së fashës. Dhe i trembur, u zbyth, njësoj si në nëntor 2014, kur përpara protestave të gjera popullore, tërhoqi vendimin për demontimin e armëve kimike siriane në Shqipëri.

Ngrejmë pyetjen: ku vajti vendimi i vetëm një javë më parë, më datë 24 shtator, i një institucioni, me letra, të pavarur nga qeveria, si Enti Rregullator ite Energjisë(ERE), për rritjen e çmimit të kilovat-orës në 42 lekë, pas 800 kËh të harxhuar?  Ku përfunduan pavarësia, imazhi dhe dinjiteti i këtij institucioni, mbajtja e të cilit u kushton shqiptarëve rreth 1 milion euro në vit?

Rama kështu vepron me të gjitha institucionet e pavarura, madje edhe me ato kushtetuese. I shpërdoron dhe keqtrajton, duke ua humbur identitetin. I bën të pagoja, të frikësuara, edhe pse vetë ka frikë, si djalli nga temjani, nga protestat popullore. I shndërron në kukulla dhe marioneta të tij, duke nëpërkëmbur interesat e ligjshme të qytetarëve të këtij vendi. Shqiptarët paguajnë që ERE t’i mbrojë, dhe jo të kthehet në një noter të dëshirave të Ramës!

Të njëjtin fat kanë pësuar institucione, sërish në letër të pavarura, si AMA, Autoriteti i Konkurrencës, etj. Për fat të keq, ky transformim e përçudnim po ndodh edhe me deputetët e shumicës në Kuvend, të rehatuar me hir dhe pahir, në pozicione kukullash dhe marionetash.

Të vjen keq kur sheh deputetë të Partisë Socialiste, me integritet dhe profil të spikatur shoqëror e profesional, të kthyer në të pagojë dhe inertë, përballë dëshirave dhe kapriçiove të çmendura të Liderit Global.

Sikurse ishte ajo e “Një instalacioni me strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë, Parku “Eden””, sipas titullit të tenderit të hapur në fillim të shtatorit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i cili do t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë 431 milionë lekë ose plot 3.7 milionë euro!.

Edhe për këtë zullum, Kryetari i sektit qeverises u zmbraps njëlloj si sot me fashën e energjisë. I zënë me presh në duar, duke shpenzuar për kapriçio estetike 3.7 milionë euro, pa asnjë përfitim real për funksionet dhe detyrat e Këshillit të Ministrave, iu tremb detit të indinjatës popullore. 

Dhe Rama sërisht u zbyth edhe këtu, duke futur shpejt e shpejt në projekt mbulimin e tarracës së Kryeministrisë me panele diellore, për ta shitur projektin si gjoja fitimprurës, brenda 20 viteve të ardhshme(?!).

Po kush ia honeps më këto pirueta? Shqiptarët e kanë të qartë tashmë natyrën e këtij pehlivani, që sillet si mbret i pashpallur nëntëvjeçar i Shqipërisë, për më tepër, lakuriq në sy të qytetarëve të vet. Shumë shpejt do t’i vijë shpejt dita kur qytetarët do ta degdisin aty ku e meriton, pas zullumeve dhe ligësive të bëra, në bankën e të akuzuarve për korrupsion e shpërdorim të pasurisë publike dhe të parave të taksapaguesve të këtij vendi.”

Më të lexuarat