BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Politike

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë

Zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shqipërisë për Politikën e Jashtme dhe deputete e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka komentuar situatën politikën në vend dhe jo vetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT, deputetja Kodheli kërkoi që Bullgaria të heqë veton për Shkupin dhe të zhbllokojë negociata. Ajo u shpreh se Shqipëria nuk do të kërkojë ndarje nga Maqedonia e Veriut. Më tej ajo u shpreh se zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 20219, të cilat pak ditë më parë u legjitimuan nga Gjykata Kushtetuese janë kapitull i mbyllur për socialistët, ndërsa theksoi se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki, që sot janë pa kryetar. Duke komentuar analizë brenda Partisë Socialiste pas zgjedhjeve parlamentare dhe delegimin e saj si drejtuese politike e PS në njësinë numër 8 në Tiranë, zonja Kodheli u shpreh se është privilegj.

-Zonja Kodheli, Gjykata Kushtetuese rrëzoi pak ditë më parë Shoqatën e Bashkive, opozitën dhe presidentin Ilir Meta sa i takon zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, duke i legjitimuar ato. Si ju duket ky vendim?

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit janë një kapitull i mbyllur për ne. Partia Socialiste i ka mbajtur ato në respektim të ligjit, ndaj mendoj se e vetmja gjë që duhet të bëjmë është të shikojmë përpara. Le të realizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur zgjedhjet e ardhshme pjesore dhe në këtë mënyrë të mund t'i shërbejmë qytetarëve më mirë e të jemi më pranë tyre. Ky në fakt duhet të jetë diskutimi ynë kryesor, si të mund të shërbejmë më mirë.

-Sot që flasim janë 6 bashki dhe ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të lartë të PS, i kanë bërë thirrje presidentit Meta që të dekretojë një datë të re zgjedhjesh të pjesshme lokale. Por këtë të enjte teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Meta la të nënkuptohet që nuk e njeh vendimin e Kushtetueses për 30 qershorin, madje paralajmëroi edhe dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën e Strasburgut. Keni një koment?

Përgjigjen sapo ju a dhashë pak me sipër, që duhen bërë zgjedhjet e pjesshme në këto 6 bashki.

-PS ka nisur një analizë sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit dhe një riorganizim në të gjitha nivelet e partisë. Si po ecën ky proces dhe si e pritët delegimin tuaj në njësinë nr. 8 në Tiranë?

Është nder për mua të vazhdoj të punoj e drejtoj struktura të Partisë Socialiste. Është pozitiv fakti që ne bëjmë analiza kur dalim fitues. Për rrjedhojë riorganizimi do të sjellë struktura më të qëndrueshme dhe shpresoj rezultate akoma më pozitive. E nderuar që angazhimi im sot është i përqendruar në zemër të Tiranës, pikërisht në njësinë 8.

-Ju jeni ekonomiste në profesion. Mund të na bëni një panoramë si parashikohet situata ekonomike për vitin 2022?

Unë mendoj se ekonomia shqiptare ia ka dalë t'i qëndrojë me sukses të paktën dy "shock"-ve të mëdha siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ka pasur ekonomi në Europë shumë më të konsoliduara e të mëdha se e jona, që kanë vuajtur rënien ekonomike, edhe me 2 shifra madje. Viti që vjen do të jetë një vit relativisht i vështirë ekonomik, kjo përveç pandemisë që po vazhdon, edhe për shkak të konjukturave botërore që lidhen me kriza e për pasojë rritje të çmimeve, sidomos ato të naftës e gazit. Buxheti 2022 që sapo miratuam në Kuvend është një buxhet i ekuilibruar që siguron një rishpërndarje të mirë të ardhurash sidomos për shtresat në nevojë, por edhe një dinamikë që do ta lejojë ekonominë të rritet me ritme të kënaqshme.

-Le të përqendrohemi pak tek situata brenda PD, ku Basha dhe Berisha i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit. Keni një koment?

Jo nuk kam asnjë koment.

-Le të flasim pak për procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Si e shikoni veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë në rrugëtimin e saj në BE?

Unë ju falënderoj për pyetjen. Shqipëria në fakt ka një shok të mirë në këtë rrugëtim. Është pikërisht bashkëkryetari i saj, komshiu, neighborhood-i po të doni, meqë jemi këtu në Amerikë, që është Maqedonia e Veriut. Dhe besoj që ky ka qenë një rrugëtim nga ku ne kemi ditur të mësojmë nga gabimet e njëri-tjetrit, po ashtu të përfitojmë nga njëri-tjetri. Kështu që nuk mendoj që Shqipëria do të kërkojë të mund të shkëputet dhe të duhet të shkëputet. Besoj dhe shpresoj shumë që me zhvillimet e fundit mbaszgjedhore në Bullgari, Bullgaria të mund të ndryshojë qëndrim, të heqë veton dhe mund t’i hapë rrugën Maqedonisë së Veriut dhe për pasojë dhe Shqipërisë për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare ku me gjasë ne do të marrim OK-in për hapjen e negociatave.

-Ndërkohë pak javë më parë ju u rizgjodhët si zv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO? Si u ndjetë dhe kujt ia dedikoni këtë vlerësim?

Më së pari ky vlerësim i takon Shqipërisë. Shqipëria ka ditur të jetë një aleate besnike dhe e përkushtuar e Aleancës NATO. Ajo ka treguar lidership në rajon ashtu siç ka ditur të jetë pjesë aktive në misione e prezencë ushtarake kudo ku kjo është kërkuar. Ndaj në këtë drejtim i gjithë ky proces i rizgjedhjes bëhet më i lehtë. Padyshim që edhe eksperienca ime personale ndihmon. Unë sapo kam marrë pjesë në Forumin e 21-të Transatlantik që u zhvillua në Uashington DC, ku u hodhën mendime të vyera në mbështetje të Konceptit Strategjik të NATO-s për dekadën që vjen, pra 2030 dhe ku fol për të gjitha sfidat që na presin me qëllim sigurimin e një mjedisi më të sigurt për të ardhmen tonë, por më së shumti të fëmijëve tanë.

-Zonja Kodheli, kam edhe një pyetje të fundit. Dita e Çlirimit është bërë vazhdimisht një temë debati në Shqipëri, ku së fundmi deputeti i PS, Bujar Çela zgjodhi t’iu uronte festat e 28-29 nëntorit anëtarëve Komisionit të Sigurisë Kombëtare me një fotografi të Enver Hoxhës. Keni një koment?

Unë besoj që ju e keni dëgjuar kryetarin e grupit parlamentar, zotin Taulant Balla, në një koment që ka bërë, në qoftë se nuk gaboj të nesërmen e kësaj ngjarjeje. Unë nuk kam qenë atje, kështu që di aq sa ju mund të dini nëpërmjet mediave. Besoj do të kalojë në një verifikim...

-Po mendimin tuaj për dukurinë...

Do të kalojë në një verifikim nëse personi, deputeti, kolegu është vërtet kolegu që e ka bërë këtë veprim. Historia e Shqipërisë është një histori që besoj do të rishkruhet. Por, mos harroni një gjë, që në Luftën e Dytë Botërore ne kemi qenë në anën e duhur të historisë, në anën e luftës së një të keqe të madhe siç ishte fashizmi dhe nazizmi. Kështu që kjo e ka bërë Shqipërinë të jetë në atë moment në anën e drejtë të historisë. Pastaj ngjarjet kanë...

-Dakord por urimi apo gjesti që ka bërë deputeti Çela duket se i ka prekur shumë grupet e interesit...

Unë nuk jam askushi të gjykoj. Unë di në qoftë se ky është një veprim që duhet të kalojë në një proces disiplinor, duhet të kalojë në një proces disiplinor patjetër nëse verifikohet që është realisht personi që e ka bërë një gjë (të tillë). Nuk do të kisha dashur kurrë që askush që është sensibël ndaj këtij veprimi, të mund të lëndohet, sepse shumë janë lënduar gjatë kohës kur e ka vuajtur regjimin. Kështu që ne, duhet besoj të shikojmë përpara dhe të mos i rikthehemi të kaluarës si një ndarje midis nesh. E kaluara për ne duhet të jetë vetëm një arsye për t'u bashkuar, për ta parë të ardhmen tonë të përbashkët, ashtu siç edhe duhet ta kemi, të pandarë. Ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë.

Intervistoi: Rigels Seliman