Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mimi Kodheli dëgjesë në Tërthorë, premton ndryshime me miratimin e buxhetit

Postuar: 16/07/2017 - 14:39

Turi i dëgjesave vazhdon në qarkun e Kukësit dhe këtë herë deputetja e zgjedhur e PS-së në këtë qark Mimi Kodheli u ndal në njësinë administrative Tërthore për të dëgjuar problemet e banorëve.

Gjatë bashkëbisedimit Kodheli u shpjegoi banorëve se ajo ishte bërë me dije për problemin që paraqiste infrastruktura në këtë zonë. Ndërtimet pa projekt dhe për qellime politike, zonja Kodheli i cilësoi si gabime me pasoja afatgjata: “Besoj se nëse nuk gaboj dhe nuk kam harruar, problemi për kë është nga të dyja anët e Rrugës së Kombit është rruga dytësore apo lidhja, mbikalimi apo nënkalimi. Unë e kam thënë do vazhdoj ta them dhe nuk do lodhem së thëni, kështu është kur gjërat fillohen pa projekt, edhe shumë qejf që u bënë por pastaj pasojat i kemi po ne, se po të ishim bërë me projekt ai që bën vizat kupton që duhet të kishte edhe rrugë dytësore lidhëse dhe kupton edhe shumë gjëra të tjera. Të bëra pa projekt, të bëra në nxitim, të bëra për arsye politike dhe jo për arsye ekonomike apo për të qenë në ndihmë të njerëzve vijmë sot pas shumë e shumë vitesh kur rruga nuk ka mbaruar akoma, urat dhe veprat e rëndësishme nuk kanë mbaruar.”

Më pas banorët shprehën problemet që hasnin në përditëshmërinë e tyre siç janë kanalet e ujitjes, mungesa e infrastrukturës, ndihma ekonomike, por edhe vështirësitë që hasin përditë në zyrat e administratës qendrore dhe lokale në Kukës.

Në përfundim të takimit Kodheli u rikujtoi të pranishmëve që miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm që do të bëhet gjatë muajit shtator- tetor, do të jetë fillimi i ndryshimit të kësaj zone, duke u rikthyer te arsyeja e këtyre dëgjesave, që është përcaktimi i prioriteteve, pasi jo gjithçka mund të bëhet në një buxhet.

Në fund Mimi Kodheli shprehu entuziazmin për fitoren dhe krenarinë që banorët e kësaj zone i dhanë një shans të dytë qeverisë Rama për një të ardhme më të mirë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 17

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/09/2017 - 17:08

Deputeti i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka reaguar ditën e sotme ndaj situatës në sistemin shëndetësor në vend. Në një status në “Facebook” Shehu thotë se projekt-ligji i Koncesionit të Pullës së Barnave po kthehet sërish në Kuvend, dhe se kostot do të bien mbi qytetarët.

Postuar: 21/09/2017 - 16:56

Avokati Spartak Ngjela kohët e fundit është pozicionuar kundër kryeministrit Edi Rama.

Postuar: 21/09/2017 - 16:39

Aleatët e  kreut të PD-së Lulzim Bashës kanë identifikuar  sistemin zgjedhor që duan.

Postuar: 21/09/2017 - 15:32

Ministri Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit që pritet të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Postuar: 21/09/2017 - 15:09

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme t

Postuar: 21/09/2017 - 14:37

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj shpalli sot fillimin e aksionit kundër informalitetit i cili në terren do të nisë më 1 Tetor me strukturat në varësi të Drejtori

Postuar: 21/09/2017 - 14:24

Në kuadër të  programit të qeverisë në Kuvend në lidhje me vendimin për miratimin e pullës së barnave, kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kry