
Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Mimi Kodheli: Duhet zbatuar ligji sa më shpejt për ambasadorët e rinj, ja pse PS do i fitojë zgjedhjet dhe çfarë bisedova me Ramën për listën e deputetëve në 2021

Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Mars 2023

Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, njëherësh deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë” në RTSH, anëtarja e Kryesisë së PS u shpreh dje beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe. Me 20 vite eksperiencë në Partinë Socialiste dhe si një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se Kryesia e PS do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”, deklaroi ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”. Kur u pyet për Tiranën, zonja Kodheli nuk ia dha të gjitha meritat Erion Veliajt. “E shoh Tiranën shumë pozitive në raport me qeverisjen qoftë qendrore, qoftë lokale, shumë larg kundërshtarit tjetër politik. Kjo për shkak se mbështetet nga qeveria dhe drejtohet nga Veliaj. Janë të dy faktorë të rëndësishëm”, u shpreh zonja Kodheli, e cila bëri edhe një vlerësim për kundërshtarin e përçarë përballë. “Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”, tha Mimi Kodheli. Ndërkohë ajo iu përgjigj pa u shmangur edhe pyetjes nëse është ftohur me Edi Ramën, pasi nuk u vendos në listë fituese në zgjedhjet e fundit. “Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë bashkëpunëtorë. Në kohën e hartimit të listave ka patur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama: Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës. E kam për nder te jem edhe në fund të listës së PS. Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, për sa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në pjacë, në krye të punëve të politikës”, nënvizoi ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli për emisionin “Pa Censurë” në RTSH. Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme, Mimi Kodheli i kërkoi Ministrisë së Jashtme të mos vonojë më emërimin e ambasadorëve të rinj në shkelje të ligjit. E pyetur gjatë një interviste në emisionin “Pa Censurë”, nëse e kishte shprehur këtë shqetësim, zonja Kodheli drejtoi gishtin e përgjegjësisë tek shefja e diplomacisë shqiptare. “Për këtë duhet të pyesni Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme. Ju me të drejtë thoni që ambasadorët duhet të ishin ndërruar kohë më parë. Shumëkujt i ka ardhur dita për pension, shumëkujt i ka ardhur dita për të lëvizur. Në fakt, është një ligj që duhet zbatuar. Të gjitha vendet e zbatojnë. Në kushte normale, për shumë arsye, një ambasador i një vendi normal duhet të levizë nga një vend dhe të shërbejë diku tjetër. Është një ngërç që duhet të zgjidhet. Si komision i Politikës së Jashtme, jemi të gatshëm që të marrim në shqyrtim kandidatët për ambasadorë, sapo Ministria të mund të na i sjellë sa më shpejt propozimet, që ne, pastaj, t’i përcjellim opinionin tonë presidentit për të proceduar”. Përgjithësisht, zonja Kodheli mbështeti kryeministrin Rama, veçanërisht në hapat e ndërmarrë për çështjen e integrimit europian. Me bindjen se negociatat u hapën vetëm sepse Shqipëria i kreu detyrat e saj të shtëpisë, Kryetarja e Komisionit të Jashtëm komentoi pa nota disfatiste edhe tërheqjen e kryeministrit nga 2 nismat e kundërshtuara prej BE-së: pasaportat e arta dhe amnistia fiskale. “Rama ka guxuar gjithmonë dhe ka qenë në avangardë të disa vendimmarrje që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Dikur kam punuar shumë ngushtë me zotërinë dhe shpeshherë profesioni im nuk më lejonte që 2 + 2 të mos dilnin 4, ndërkohë që atij i dilnin dhe 5. Suksesi që ai pati dhe ka në politikë më bën të besoj se ai kishte të drejtë, sepse shihte diçka më tepër. Idetë janë krejt të pranueshme, por mbase Shqipëria nuk është ende në fazën për të zbatuar ligjin e pasaportave të arta. Është ngrirë pak në kohë mbase për t’u zbatuar në një moment të dytë, por qëllimi ishte shumë i mirë. Qëllimi është në interes të ekonomisë dhe të qytetarëve”- tha zonjë Kodheli në emisionin “Pa Censurë” në RTSH.
Më të lexuarat


“Turp, turp”/ Kryeministri Rama futet në sallën e parlamentit, deputetët e opozitës shpërthejnë shashka dhe ndezin tymuese

“Shoqja Linditaaa”/ Kuvendi kthehet përmbys me tensione e konfrontime, Zhupa: Na kanë mbyllur me çelës dyert e sallës, sillni dhe ushtrinë

“Ore lepurush ta heq gurmazin, e ke bërë nja dy herë trimin”/ Nuk përmbahen deputetët e ‘Rithemelimit’, kërcënojnë punonjësit e gardës

“A jeni në terezi”/ Sërish kaos në Parlament, garda nuk lejon deputetët të grumbullojnë karriget te Foltorja

“Të q* nënën”/ Degradon sherri në Kuvend, deputetët e Berishës shpërthejnë në sharje e ofendime ndaj gardës (Video)

“Kujdesuni nga Elisa se ka futur shashka”, deputetët e opozitës thumbojnë personelin teksa u nënshtrohen kontrolleve të rrepta në hyrje të sallës së seancave

Fillon kaosi në Kuvend/ Deputetët e opozitës përplasen ashpër me punonjësit e gardës për karriget

“Më dhimbset Shqipëria është se kanë rënë në qasjen e një propagande të pastër’’/ Situata politike në vend, ish-ministrja: Shpesh e quaj Ramën diktator, sot...

U përjashtua me kërkesë të PS-së, Gazment Bardhi nxjerr pamjet nga Kuvendi: Asnjë deputet në sallë, mbushet me 43 gardistë

Gara për tre vende vakante në SPAK/ Ambasada amerikane del me njoftimin e rëndësishëm
