BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Mimoza Kusari-Lila pret një delegacion të prefekturës së Pogradecit

Mimoza Kusari-Lila pret një delegacion të prefekturës së
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në pritjen për një delegacion të prefekturës së Pogradecit, në krye me prefektin, Artan Shkëmbin, ka shprehur angazhimet për bashkëpunim me të gjitha komunat përgjatë kufirit e të tjerat në Shqipëri. Në takimin e përbashkët, homologët e Gjakovës dhe Pogradecit, kanë vlerësuar si rrezatues të bashkëpunimit, tani dhe në të ardhmen, në fushën e kulturës, artit, turizmit dhe në segmentet tjera të zhvillimit ekonomik, si dhe rrugë dhe veprim i intergrimit të komunave kufitare Kosovë-Shqipëri. 
 
“Po angazhohemi për një bashkëpunim në shumë sfera të jetës e punës me afro 17 komuna që janë përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë. Për Gjakovën dhe komunat fqinje kufitare, deçeni e me radhë kufiri ka qenë element diskriminues. Dhe tani po punojmë që kufiri të jetë artificial dhe ne bashkërisht të përgatisim projekte dhe ato t’i realizojmë në të mirë të qytetarëve andej e këndej kufirit”, ka thënë Kusari-Lila.
 
Prefekti i Pogradecit, Artan Shkëmbi, ka thënë në këtë rast se, angazhimi i strukturës udhëheqëse të Gjakovës për një bashkëpunim me komunat e Shqipërisë, është shembull i veçantë dhe tej mase pozitiv nga se përgatit një të ardhme më të begatshme jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në afërsinë e qytetarëve të dy shteteve. 
 
“Ne si prefekturë përherë kemi pasur dëshirë që të bashkëpunojmë me komunat e Kosovës, dhe tani fillimisht për t’i hapur dyert e bashkëpunimit kemi zgjedhur Gjakovën si të parën pasi qytetarët e saj me ata të Pogradecit i afron tradita në kulturë, art dhe në lëmi tjera”, ka thënë Shkëmbi, për të shtuar se Pogradeci ofron mundësi të mira edhe në turizëm, dhe ofertat janë mjaftë joshëse. “Pogradeci bën pjesë në pellgun e Liqenit të Ohrit me shumë pika të llojeve të ndryshme turistike”, ka thënë prefekti. 
 
Ky bashkëpunim u bë i mundur nga ambasadorit i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Mbrëmë në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë u shfaq një program i gërshëtuar me këngë, valle, ekspozitë, recitime dhe video prezantim të vlerave turistike të Pogradecit
 

Më të lexuarat