BREAKING NEWS

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do ndodhë me Lulzim Bashën

Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm, tregon çfarë do
x
BREAKING NEWS

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet nga roli i Drejtuesit Politik për Qarkun e Shkodrës: Pas një reflektimi të thellë... (DEKLARATA)

E papritur/Tjetër krisje brenda PD-së, Helidon Bushati dorëhiqet
x
BREAKING NEWS

Vrasja e bujshme e ish policit Santiago Malkos/ GJKKO merr vendimin, ja sa vite burg caktohet për autorin

Vrasja e bujshme e ish policit Santiago Malkos/ GJKKO merr vendimin, ja sa vite
x
BREAKING NEWS

Kush ia dha armën me mulli shumë të rrallë dhe të shtrenjtë 17-vjeçarit në Lezhë? “Po e them për herë të parë”/ Eksperti zbardh detajet tronditëse: Një e ngjashme vrau bankierin Artan Santo

Kush ia dha armën me mulli shumë të rrallë dhe të
x
BREAKING NEWS

Pastrim parash të miliona eurove/ Gjykata merr vendimin për shoferin dhe kunatin e Rezar Taçit

Pastrim parash të miliona eurove/ Gjykata merr vendimin për shoferin
x
BREAKING NEWS

PS bën lëvizjen e rëndësishme brenda kësaj jave, Blerina Gjylameti zbardh vendimin më të fundit

PS bën lëvizjen e rëndësishme brenda kësaj jave,
x
BREAKING NEWS

Afera e inceneratorëve/ Pas arrestimit të Lefter Kokës, SPAK ‘fundos’ edhe këto dy biznesmenë të njohur

Afera e inceneratorëve/ Pas arrestimit të Lefter Kokës, SPAK
x
BREAKING NEWS

“Jeni të pushuar në vend nëse...! Skuth. Gjithmonë ma dh*et muhabetin”/ Gazetari i njohur bën rrëfimin e rrallë, tregon sherrin e Azem Hajdarit me një ish-të përndjekur: Donte ta arrestonte, ja si ia punuam

“Jeni të pushuar në vend nëse...! Skuth. Gjithmonë ma
x

Politike

Ministrat dhe deputetët socialistë mesazhe urimi në ditën e Pavarësisë, kërkohet që të punohet më shumë për përparimin e vendit

Ministrat dhe deputetët socialistë mesazhe urimi në ditën e

Deputetët socialistë dhe ministrat kanë dërguar mesazhe urimi për festën e pavarësisë së Shqipërisë. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka uruar festën e Pavarësisë së vendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se 28 nëntori është dita e Shqipërisë. “28.11.1912 dita e Shqipërisë”, shkruan ai. Edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka, ka ndarë një mesazh urimi në këtë ditë feste për vendin. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se duhet që të punohet akoma edhe më shumë për përparimin e vendit. “Gëzuar 109 vjetorin e Pavarësisë, fisnikja Shqipëria ime! Gëzuar ditën e flamurit më të bukur në botë. Mirënjohje dhe lavdi përjetë patriotëve dhe atdhetarëve që punuan për Pavarësinë e vendit! “Në Vlonë, më 15/28 të vjeshtës së tretë 1328/1912. Pas fjalëve që tha Z. Kryetari Ismail Kemal Beu.....delegatët me një za venduan që Shqipëria me sot të bahet në vete, e lirë, e mosvarme”. Sot detyra jonë nën shembullin e patriotëve të Pavarësisë është të punojmë për përparimin e atdheut tonë dhe mirëqenie për shqiptarët”, shkruan ajo. Ndërkohë, edhe deputeti socialist Erion Braçe, ka shkruar një mesazh urimi. “U bë në një ditë si kjo. Kurrë nuk sulmoi kënd, fqinj apo dhe përtej, kurrë nuk i mori kujt qoftë edhe një centimetër katror tokë, kurrë nuk bëri luftërat e të tjerëve. Luftoi për vete, lirinë, pavarësinë, integritetin e saj territorial, luftoi për popullin e saj. Por, edhe pse kështu, të tjerët kanë nga një copë Shqipërie, marrë me luftërat e tyre, vendimet prej fuqisë së tyre apo tradhtinë e tanëve! Sot është dita ti përulemi burrave të nderit e dinjitetit, të cilët nga Vlora, bënë Shqipërinë! Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri”, shkruan ai. Edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhacka ka shprehur urimin e saj për 109-vjetorin e Pavarësisë. Me këngën “Për ty atdhe” në sfond, ministrja ka publikuar një video ku në mënyrë kronologjike paraqiten arritjet e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. “109 vjet pavarësi! Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, shkruan ajo.

Më të lexuarat