Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministrat e rinj marrin zyrtarisht detyrën, betohen në Presidencë, Rama refuzon takimin me Metën

Postuar: 18/01/2019 - 07:46

Ministrat e rinj kanë marrë dje zyrtarisht detyrën. Pas votimit të dekreteve në seancën parlamentare, dje ministrat janë paraqitur në Presidencë për të bërë betimin. Rreth orës 15:00 Erion Braçe dhe shtatë ministrat e tjerë, u betuan se do të zbatojnë ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Por ajo që ra në sy, është se mungonte kryeministri Edi Rama. Në shumicën e rasteve, Rama ka marrë pjesë në betimin e ministrave, ndërsa kur e ka pasur të pamundur pjesëmarrjen ka dërguar Taulant Ballën. Por mungesa e tyre dje në Presidencë, tregon përplasjen e fortë në distancë që kanë nisur së fundmi, mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, mbas refuzimit të Gent Cakës në krye të Ministrisë së Jashtme. Vetë kryeministri Rama i dha drejtim krizës së krijuar, duke kërkuar të emërohet përkohësisht në këtë post, deri në krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Emërimi i tij është në duart e presidentit, i cili po mban pezull dekretin për ministrin e Jashtëm, duke e çuar në limitet e afatit. Presidenti Meta ka afat deri ditën e hënë për të vendosur.

Reagon ambasadori i BE për ministrat e rinj

Pas emërimit të ministrave të rinj, ka reaguar ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili ka uruar anëtarët e rinj të kabinetit “Rama 2”. Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Soreca u shpreh se, ata e marrin detyrën në një moment të rëndësishëm, siç është rruga e Shqipërisë drejt BE. Ai deklaroi se i mirëpret të gjithë ministrat, për të punuar për të ardhmen e vendit. “Urime anëtarëve të rinj të kabinetit që u betuan sot para Presidentit Meta. Ata marrin detyrën në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Mirëpres të punoj me të gjithë! Evropa për Shqipërinë”, shkruan ambasadori i BE Soreca në statusin e tij.

Ja ndryshimet në qeveri

Ndryshimet në qeveri janë finalizuar ditën e djeshme, me betimin e ministrave të rinj. Ndryshimet kanë prekur postin e zëvendës kryeministrit, post në të cilin u emërua Erion Braçe duke zëvendësuar kështu Senida Mesi. Ndryshimet u pasuan me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, në krye të cilit do të qëndrojë Anila Denaj, që zëvendësoi Arben Ahmetajn. Ndërsa Belinda Balluku do të jetë në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, duke zënë vendin e Damian Gjiknurit, i cili qëndroi për pesë vite në krye të këtij dikasteri. Mirela Kumbaro është zëvendësuar nga Elva Margariti e cila do të qëndrojë në krye të Ministrisë së Kulturës. Gjithashtu një ndryshim tjetër ndodhi edhe në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, në krye të së cilës u emërua Besa Shahini, duke sjellë shkarkimin e Lindita Nikollës. Edhe Ministria e Sipërmarrjes u prek nga ndryshimet që bëri kreu i qeverisë. Në krye të saj u emërua Eduard Shalsi, duke zënë kështu vendin e Sonila Qatos. Lëvizjet vijuan edhe në Ministrinë e Bujqësisë, post të cilin e la Niko Peleshi, për tu zëvendësuar nga Bledi Çuçi. Rama riktheu Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, në krye të së cilës u emërua Elisa Spiropali.

Elisjeda Kiko

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2019 - 23:53

Drejtuesi i emisionit “Opinion” Blendi Fevziu ka debatuar me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.
 

Postuar: 19/02/2019 - 23:26

Nga qeveria theksojnë se kriza politike është për shkak të frikës nga drejtësia.

Postuar: 19/02/2019 - 22:56

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se protesta e së enjtes do t

Postuar: 19/02/2019 - 22:52

Avokati, Spartak Ngjela, sheh si të vetmen mundësi për zgjidhjen e krizës politike dorëheqjen e R

Postuar: 19/02/2019 - 22:47

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, deklaroi në Top Shoë se djegi