
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Ministri Balla prezanton Prefektin e ri të Kukësit: Paketa e Sigurisë do të garantojë një perimetër sigurie përreth shkollave

Shkruar nga SOT.COM.AL 18 Shtator 2023

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Prefekti i ri të Qarkut Kukës, Granit Gjana, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Albert Halilajn.
Balla tha gjatë takimit se Ministria e Brendshme ka gati draftin e ri ligjor, për konsolidimin e rolin të Prefektit, si përfaqësues direkt i kryeministrit dhe i qeverisë në territor.
Ministri e vuri theksin tek roli që Prefekti ka aktualisht për drejtimin e disa Task Forcave vendore, ku veçoi atë për Paketën e Sigurisë në shkolla.
“Të gjithë e dimë që fëmijët rrezikun më të madh të qasjes ndaj fenomeneve si droga, apo të tjera si bullizmi, nuk ndodhin në shkollë, por ndodhin rrugës për në shkollë ose në të gjitha njësitë e shërbimit që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla. Ato ndodhin të kafja, te lokali përballë, te diskoteka pranë shkollës, por edhe problematike që lidhen me sigurinë ushqimore, që lidhen me kioskat apo fast food-et apo gjithçka tjetër që ndodhet brenda atij perimetri, duke mos harruar edhe një fenomen që ndoshta për faj të moszbatimit si duhet të ligjit që ka për detyrë ta zbatojë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe që ka të bëjë me alkoolin te moshat nën 18 vjeç. Të gjitha këto janë tashmë detyra dhe në kuadër të kësaj pakete, i takon Prefektit të Qarkut, i cili, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ISHSH, me organet e qeverisjes vendore të fillojmë të kemi mundësi që të verifikojmë të gjithë sinjalistikën rrugore, gardhet e shkollave, kamerat e sigurisë, sepse ato janë një element shumë i rëndësishëm për të garantuar që çdo nxënës, çdo fëmijë që çdo banor i Kukësit, Hasit apo Tropojës, dërgon në shkollë, ata janë në “besën tonë”, deklaroi z. Balla.
Ministri foli më tej për një qasje të re në zbatimin e kësaj pakete sigurie.
“Jam shumë krenar për rezultatet që kemi arritur në ditët e para të këtij viti të ri shkollor. Që në javën e parë kemi pasur një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në 23 grupe kriminale, të cilat funksiononin në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave në pothuajse të gjithë territorin. Kemi pasur edhe në Kukës disa rezultate dhe presim që rezultatet të konsolidohen edhe më tej në ditët në vijim dhe të garantojmë që ky fenomen që shumë më thonë që është e vështirë të çrrënjoset i gjithë por që për ta sulmuar pa asnjë kompromis, besoj që biem të gjithë dakord dhe kemi dakordësinë e të prindërve, gjyshërve, të cilët presin nga shteti që të godasë sa më fort këtë lloj fenomeni, për të mos harruar edhe fenomenet e tjera që na prekin fëmijët”, nënvizoi ai.
Më të lexuarat


Diplomati “masakron” kryeministrin për qëndrimet ndaj Kosovës: Qëndrimet diabolike të Edi Ramës, çojnë ujë në mullirin e Serbisë

Manjani thirrje SPAK: Pritini “kokën” atij që nxjerr informacionet e dosjeve

Deklarata e fortë: Rama është takuar fshehurazi me Vuçiç në New York, ja plani djallëzor që u gatua

Spartak Ngjela shpërthen ndaj Ramës: Është i paaftë, nuk kupton

“Janë zbuluar lidhjet e eksponentëve të krimit me politikën, policinë dhe median”, Lorenc Vangjeli paralajmëron zhvillime tronditëse në vend: Do të shohim gjëra që...

Berisha thirrje për protesta: Raporti i OSBE vërtetoi farsën elektoralë të 14 majit

Me grupimin e Berishës apo të Bashës? Ja çfarë thotë Tabaku

Braçe tallet keq me Korreshin: Kujt nuk i pëlqen rrushi e domatet të presë sezonin e preshit

Deputeti demokrat zihet me protestuesit: Plehra, kush jeni ju që po na tregoni ju pazaret

Sali Berisha: Rama pas vizitës në Beograd u angazhua në copëtimin e Kosovës
