Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministri Bushati merr pjesë në Ministerialin e OSBE në Vjenë

Postuar: 07/12/2017 - 11:31

Me ftesë të Ministrit të Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë z. Sebastian Kurz, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e 24-t të Këshillit Ministror të OSBE-së, i cili po zhvillon punimet më datë 7-8 dhjetor 2017 në Vjenë, nën kryesinë austriake të OSBE-së.

Në Konferencë marrin pjesë 45 ministra nga shtetet pjesmarrëse të Organizatës. Në këtë takim, i cili përmbyll kryesinë Austriake të OSBE-së, Ministrat do të përqëndrohen në analizën e përpjekjeve të bëra për të zgjidhur konfliktet dhe për të adresuar sfidat në hapësirën e OSBE-së, veçanërisht krizën në dhe përreth Ukrainës, forcimin e kapaciteteve të OSBE-së për të nxitur bashkëpunimin, rigjallërimin e dialogut strategjik mbi çështjet e politikave rajonale të sigurisë si dhe forcimin e OSBE-së për të adresuar në mënyrë efektive sfidat e reja globale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 22:57

I ftuar në studion e lajmeve të “AbcNews”, ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të ambasadorit amerikan Donald Lu pas apelit që bëri sot se politika duhet të gjejë gjuhën e përbashkët për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:50

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News24, avokati Spartak Ngjela ku është diskutuar zgjedhja e kryeprokurorit të ri.

Postuar: 12/12/2017 - 22:35

Avokati Spartak Ngjela thotë se mes shtatë kandidaturave të paraqitura për garën për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm, ka emra të vlerësuar.

Postuar: 12/12/2017 - 22:18

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, i ftuar ne emisionin “Studio e Hapur” në News24 komentoi zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, pas mbarimit të mandatit të Adriatik Llallë

Postuar: 12/12/2017 - 21:32

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka takuar anëtarë të shoqatës më të vjetër të diasporës shqiptare në Amerikë ”Vatra”.