Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministri Cakaj vizitë në muzeun e viktimave të Holokaustit në Izrael 

Postuar: 11/09/2019 - 22:23

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Izreal, ka vizituar muzeun e viktimave të Holokaustit, inciativës më famëkeqe, për shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.

Cakaj thotë se përjetimi i Holokaustit duhet të shndërrohet menjëherë në angazhim kundër çdo trajte të antisemitizmit në veçanti dhe diskriminimit etnik apo fetar në përgjithësi!

“Shqipëria është i vetmi vend në kontinentin evropian ku numri i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është shumëfishuar falë vlerave të shqiptarëve të zakonshëm që, duke hapur dyert e zemrave të tyre, u bënë mburojë shembullore kundër të keqës rrënjësore që la pas vetëm shfarosje e shkatërrim”, shkruan ndër të tjera ministri Gent Cakaj.

“Gjatë qëndrimit në Izrael ishte detyrim moral vizita në muzeun e viktimave të Holokaustit për të përkujtuar mizorinë më të tmerrshme të kryer ndaj gjinisë njerëzore dhe orët më të liga të historisë botërore!

Pas tuneleve të errëta të Yad Vashem, përmes të cilave shpaloset pesha më e rëndë e kujtimeve të përvuajtshme përballë së keqës rrënjësore që mori trajtën e përpjekjes për shfarosjen e plotë të hebrenjve në përgjithësi, në fund shfaqet rrezja e bardhë e dritës mbi fushat e bekuara të Jurezalemit!

Ky përjetim duhet të shërben për të ndërmendur se fuqia e patjetërsueshme e kurajos njerëzore triumfon qoftë edhe mbi dhimbjet që nuk mund të përshkruhen e humbjet që nuk mund të zëvendësohen! Ajo kurorëzon shembullin e prekshëm se në fund përkushtimi ndaj mirësisë së përbotshme tejkalon edhe djallëzinë më të shëmtuar mbi faqen e tokës!

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit duhet të shndërrohet menjëherë në angazhim kundër çdo trajte të antisemitizmit në veçanti dhe diskriminimit etnik apo fetar në përgjithësi!

Shqipëria është i vetmi vend në kontinentin evropian ku numri i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është shumëfishuar falë vlerave të shqiptarëve të zakonshëm që, duke hapur dyert e zemrave të tyre, u bënë mburojë shembullore kundër të keqës rrënjësore që la pas vetëm shfarosje e shkatërrim!

Përkujtimi i viktimave të Holokaustit, pra, gjithmonë duhet të nxisë një vetëreflektim të thellë historik dhe një vetëdijësim të madh moral jo vetëm kundër një historie që nuk duhet të përseritet por edhe për një botë solidare pa shtypje e përjashtim në baza etnike apo fetare”, shkruan Cakaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 22:48

Krzeministri ka raguar ndaj disa lajmeve që po qarkullojnë se pritet tërmet sërish.

Postuar: 22/09/2019 - 21:20

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se në banesat e dëmtuara rëndë do të ketë ndërhyrje

Postuar: 22/09/2019 - 20:33

Pas tërmeteve të fuqishme që përfshinë Shqipërinë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Sekretar

Postuar: 22/09/2019 - 20:04

Situata e pazakontë në vend pas tërmeteve të fuqishme duket se ka bërë që Ministria e Arsimit, Be

Postuar: 22/09/2019 - 19:50

Shqipëria është tronditur nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë, duke shkaktuar panik te qytetarë

Postuar: 22/09/2019 - 19:33

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me deputetët Fatmir Xhafaj

Postuar: 22/09/2019 - 18:37

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe ndoqën nga afër