Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministri Gjiknuri prezanton drejtorin e ri të Aviacionit

Postuar: 14/11/2017 - 18:43

Krislen Keri është zgjedhur Drejtor i ri Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit. Ai u prezantua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri. Gjiknuri shprehu bindjen se Keri zotëron aftësitë menaxheriale për drejtimin efikas të punëve të përditshme në këtë institucion dhe realizimin e projekteve të tjera për zhvillimin e fushës së aviacionit civil.

Më tej, Gjiknuri u ndal tek orientimet të cilat duhet të ndiqen me prioritet të lartë nga drejtuesi i ri i këtij institucioni. “Nuk mund të themi që fusha e aviacionit civil ka qenë më e sigurta sa i përket sigurisë aeroportuale, ku jo më larg se 1 muaj më parë, një djalë i një niveli amator arriti të thyente sigurinë e aeroportit, për të mos përmendur dhe raste të tjera më flagrante.

Kjo histori duhet të marrë fund”, u shpreh Gjiknuri ndërsa insistoi se duhet të merren masat që episode të tilla mos të përsëriten më. Keri ka punuar më parë në kabinetin qeveritar pranë ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Edmond Haxhinasto.

Emri Krislen Kerit u bë i njohur kur në Kavajë në maj 2017, u shënua një aksident tragjik ku humbën jetën dy fëmijë. U raportua se firma “Pienvis”, e cila ka përfituar nga mungesa e trafikndarëses për shkak të pikës së karburantit, është edhe firma përfituese e një tenderi 300 milionësh për mirëmbajtjen e aksit rrugor Plepa-Rrogozhinë. Krislen Keri është djali i pronarit të firmës “Pienvis”, ish-deputetit socialist Pilo Këri.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:59

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të aksionit kombëtar “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, ka reaguar duke i kthyer përgjigje për të gjitha kritikat dhe ankesat e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

 

Postuar: 21/11/2017 - 12:37

Në  kuadër të aksionin kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, kryeministri Edi Rama aktualisht ndodhen 9000 grumbullime plehrash, teksa premtoi se për 6 muajt

Postuar: 21/11/2017 - 12:22

Ndërsa kryeprokurorit Adriatik Llalla i mbaron mandati në fillim të dhjetorit, dhe do të duhet të lërë detyrën OPDAT dhe EURALIUS japin rekomandime të qarta për mënyrën se si do

Postuar: 21/11/2017 - 11:35

Gjatë ditës së parë të vizitës zyrtare në Maqedoni, Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta me krerët e partive politike shqiptare.

Postuar: 21/11/2017 - 11:33

Në nisje të prezantimit të aksionit të madh 6 mujor për pastrimin e vendit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, Ministri Klosi tha se ky aksion do të vijoj

Postuar: 21/11/2017 - 11:23

Gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë në kuadër të projekt buxhetin të vitit 2018, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri tha se rruga e re Tiranë-El