Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministri i Brendshëm Gjerman: Azilkërkuesit në Gjermani paguhen sa policët në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Gjerman: Azilkërkuesit në Gjermani paguhen sa policët në Shqipëri

Postuar: 14/08/2015 - 13:39

Ministri gjerman i punëve të brendshme, Thomas de Maizière, ka kërkuar të bëhet rishikimi i pagesave (parave të xhepit) që u jepen azilkërkuesve. Ato, sipas tij janë të larta dhe joshin refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani.
 
Ministri e ka arsyetuar këtë kërkesë në një intervistë për televizionin ZDF duke thënë se kolegët e tij evropianë i kanë thënë se “standardet në Gjermani janë shumë të larta. Dhe kjo do të thotë se “ne na duhet një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe të pagesave”.
 
Me këtë rast de Maizière nuk e ka lënë pa e përmendur klishenë shumë të pranishme në Gjermani kohëve të fundit, të krahasimit të të ardhurave në Shqipëri dhe Kosovë me paratë e xhepit që jepen në Gjermani. “Refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”.
 
Ai ka pranuar se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare. “Por ne mund të japim më shumë ndihma në natyrë (sende, artikuj ushqimorë) ndërsa sa u përket parave të xhepit është punë që duhet ta rishikojmë”.
 
Paratë që ju jepen azilkërkuesve si para xhepi janë 140 euro në muaj dhe ato janë menduar për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.
 
De Maizière ka thënë se kampet e refugjatëve duhet që të mos japin shumë para të gatshme dhe aq më pak që ato t`i paguajnë me muaj paraprakisht. "Paratë edhe ashtu shkojnë në duart e trafikantëve. Ne, edhe duke mbrojtur dinjitetin njerëzor të refugjatëve, mund të bëjmë diçka në lidhje me kthimin nga paratë në ndihma në natyrë”, ka sqaruar ai.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 23:59

Si përfaqësuese e opozitës parlamentare në takimin e delegacionit shqiptar në Hagë me deputetët holandezë, Rudina Hajdari tha se pavarësisht se besonte se pakënaqësitë e opozitës ishin legjitime, mandati nuk duhej lën

Postuar: 21/05/2019 - 23:54

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu ka komentuar deklaratat që presidenti Thaçi bëri mbrëmë në një

Postuar: 21/05/2019 - 23:32

“Bashkia e Lezhës është kthyer nga një bashki shërbimi në bashki punësimi.

Postuar: 21/05/2019 - 23:26

 Deputetja e PS Milva Ikonomi shprehet se protesta e thirrur nesër nga studentët përpara Min

Postuar: 21/05/2019 - 23:00

Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i ka bërë thirrje opozitës të punojë vetëm

Postuar: 21/05/2019 - 22:43

Gazetari i njohur Erion Kristo ka shpërthyer keq ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pak

Postuar: 21/05/2019 - 22:37

Nga qyteti i Beratit, Lulzim Basha ka mohuar spekulimet e ditëve të fundit se ka arritur një marr