BREAKING NEWS

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe 2 mijë të vdekur brenda ditës

SHBA bilanc lufte, reth 400 mijë të infektuar në total  dhe
x

Politike

Ministri Lleshaj del me mesazhin e qartë dhe zbulon ndryshimin më të ri që siguron jetën e shqiptarëve: Ka ardhur koha!

Ministri Lleshaj del me mesazhin e qartë dhe zbulon ndryshimin më

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë konferencës për sigurinë rrugore 2020 u shpreh se ka ardhur koha që në Shqipëri të zbatohet një plan masash si në vendet europiane për të shmangur aksidentet.

"Qarkullim në kushtet e turbullimit mendor në kushtet e alkoolit apo drogës është një tjetër shkak i aksidenteve rrugore. Shpejtësia është një element që lidhet me konceptin human. Ndihma e shpejtë edhe efektive është një tjetër faktor për evitimin e pasojave të aksidentit. Edhe në këtë fushë kërkohet progres i shpejtë. Modernizimi dhe profesionalizimi janë një kusht i rëndësishëm. Të dyja kanë një rol të pazëvendësueshëm. Ka ardhur koha të zbatohet modele të suksesshme europiane. Në kuadër të një grupi me përfshirje të gjerë do hartohet një plan për hapa të mëtejshëm për sigurinë rrugore të ngjashëm me programet e BE si dhe hartimi i projekteve teknike", u shpreh Lleshaj.