BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Ministria e Financave i bllokoi fondet e bashkisë, Voltana Ademi ‘sfidon’ qeverinë dhe ndërmerr vendimin e papritur

Ministria e Financave i bllokoi fondet e bashkisë, Voltana Ademi

Kryebashkiakia Voltana Ademi në një deklaratë për mediat ka treguar se si Bashkia e Shkodrës me fondet e veta ka nisur rikonstruksionin e rrugës Mes-Drisht në njësinë administrative Postribë.

Kjo deklaratë vjen menjëherë pasi në media u bë publike se me mbarimin e afatit kushtetues si kryebashkiake të Ademit, Bashkisë së Shkodrës i janë bllokuar fondet nga Ministria e Financave.

Postimi i plotë:

Të nderuar,

Siç ishte premtuar, Bashkia e Shkodrës ka nisur rikonstruksionin e rrugës Mes- Drisht në Njësinë Administrative Postribë. Pas refuzimit nga qeveria për financimin e kësaj rruge si një fshat turistik, rikonstruksioni u bë i mundur nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër në vlerën e 11.3 milion lekëve të reja.

Gjatësia e rrugës që ka nisur të rikonstruktohet është 1060 metër linear dhe është planifikuar: shtrim me asfalt në një sipërfaqe 4240 metër katror, punime për kanalizimet e ujrave të bardha- KUB, strukturë monolite betoni për kanale anësore 183 metër linear, vepra arti dhe tombino të madhësive të ndryshme, guardrail anësore 45 metër linear, sinjalistikë vertikate dhe horizontale.

Rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një domosdoshmëri nisur nga rëndësia që ka për qarkullimin e njerëzve, mjeteve por edhe produkteve të zonës, në një hapësirë me densitet të lartë banorësh.

Më poshtë gjeni një link video dhe intervistë për mediat.

https://wwwfacebook.com/bashkiashkodres/videos/876806952690541/

https://wetransfer.com/downloads/5c6939ca6d40684181afc3fbef57a08420190822092634/6ba76bf9ab95a583e9326b227364500a20190822092634/709258

Me respekt,

Voltana