BREAKING NEWS

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë në Shqipëri

Regjistrohen 40 raste të reja me koronavirus, asnjë viktimë
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike? Kreshnik Spahiu bën parashikimin e BUJSHËM, zbërthen skenarin e ish-kryeministrit: Do ndodhë në shtator. Uroj që ambasadorja Kim të kuptojë këtë!

Sali Berisha do të largohet përfundimisht nga Partia Demokratike?
x
BREAKING NEWS

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon ‘BOMBËN’, zbulon për herë të parë fundin fatal që e pret Sali Berishën pas shpalljes ‘non grata’: Deklarata e Yuri Kim rrugë shpëtimi për Bashën, ja çfarë pritet

“Një ndryshim i madh po vjen”/ Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që ishin të ngujuar në kampin e ferrit ‘Al Hol’ në Siri, shoqërohen nga Rama dhe Çuçi (VIDEO)

Vjen momenti i shumëpritur! Mbërrijnë në atdhe 5 gra dhe 14
x

Politike

Ministrja e Drejtësisë del me paralajmërimin e fortë për “peshqit e mëdhenj” që do të bien në rrjetën e SPAK, ja çfarë thotë për urdhrin e Joe Biden: Sinjalet pozitive janë dhënë

Ministrja e Drejtësisë del me paralajmërimin e fortë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

Gjonaj u shpreh se SPAK ka dhënë shenja pozitive dhe nuk përjashton mundësinë që në rrjetën e saj të bien edhe ata që quhen “peshq të mëdhenj”.

E pyetur në lidhje me urdhrin e Joe Biden, ku personat që kanë për synim destabilizimin e Ballkanit Perëndimor nuk do të lejohen të hyjnë në SHBA, ministrja u shpreh se me këtë vendim janë vendosur standarde të reja për personat që ushtrojnë funksione publike.

"SPAK ka filluar të japë sinjalet pozitive për çështjet që po ndjek. Përsa kohë po ndjekin çështje, kemi ish prokurorin, kemi disa ish anëtarë të gjykatave të larta. këto janë sinjale që nëse SPAK ka prova edhe për politikanë do të jenë pjesë e procesit të tyre.

Unë besoj që ishte një vendim apo një urdhër i cili prek më shumë sesa Shqipërinë. Është më i gjerë. Kemi parë shumë raste të tilla nga DASH.  Me vendimin e presidentit Biden janë vendosur disa standarde të reja në ata që ushtrojnë funksione publike.  Unë nuk besoj që të krijojë ndonjë frike, sepse kur ti je funksionar që vepron në respekt të ligjit, duke mbajtur integritet, nuk ka vend për të pasur frikë për vendime të tilla”, tha ministrja.

Kjo nuk është një gjë që më shqetëson, pasi në fund të fundit është kryeministri që ka përgjegjësinë dyfishe, edhe si kryeministër, edhe si kryetar partie, për të vendosur se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij qeveritar. Unë i jam shumë mirënjohëse që më dha besimin të jem në funksionin e ministrit të Drejtësisë për këto katër vjet, sidomos në një moment shumë të rëndësishëm, që kishte të bënte me zbatimin e Reformës në Drejtësi, besoj se kam bërë maksimumin tim në ushtrimin e kësaj detyre. Nëse unë do të jem apo jo, kjo nuk është një çështje që me preokupon, pasi nuk është qëllim në vetvete pozicioni i ministrit për mua", tha Gjonaj për News24.