BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Politike

VIDEO/ Ministrja Evis Kushi publikon raportin më të fundit për arsimin në Shqipëri dhe ka një mesazh të fortë për Shahinin e Nikollin

VIDEO/ Ministrja Evis Kushi publikon raportin më të fundit për

Ditën e djeshme, Presidenti i vendit, Ilir Meta, e dekretoi si ministren e re të arsimit, Evis Kushin.  

Ministrja e Arsimit ka shpërndan në ‘Facebook’ një video, që sipas saj, tregon raportin e Bankës Botërore mbi arsimin, ku e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.

Teksa falënderon dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, ministrja Kushi thekson se Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim.

Mesazhi i ministres:

“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ?

Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi.

Më të lexuarat