BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Politike

Ministrja Manastirliu i jep paralajmërimin e rëndë farmacive që abuzojnë me çmimet

Ministrja Manastirliu i jep paralajmërimin e rëndë farmacive

Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu paralajmëroi se do të ketë procedime penale për farmacistët ku ka patur rritje çmimi të produkteve të higjienës personale që këshillohen të përdoren për tu mbrojtur nga koronavirusi.

Fevziu e pyeti ministren se a ka informacion se çmimet e këtyre produkteve janë rritur pa logjikë brenda 24 orëve, ndërsa ajo njoftoi se inspektorët kanë dalë në terren për të bërë verifikimet.

“E para duhet të nuk duhet të biem pre e panikut. Në Shqipëri të gjithë kanë vërshuar për të marrë masa të higjienës personale. Ne kemi marrë masa në strukturat spitalore që mos të ketë mungesa. Të gjithë elementët mbrojtëse të ekipeve janë dhe do të jenë. Në farmaci do të vijojë furnizimi sipas kërkesës. Kemi nxjerrë inspektoratin e barnave mjedisore për të bërë kontrollin për këtë inspektorët po vlerësojnë çmimet. Do të ketë kallëzime penale për farmacitë që abuzojnë me çmimet”, tha ministrja.