Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratimi i ligjit për Teatrin, vjen reagimi i parë nga opozita: Parlamenti që ha turpin me kartona

Postuar: 20/09/2018 - 15:33

Pas votimit të ligjit për Teatrin në Kuvend, ka ardhur dhe reagimi i parë nga opozita. Ka qenë deputeti i PD, Luçiano Boçi, ai që ka reaguar duke shkruar se Parlamenti ka ngrënë turpin me kartona.

“Parada e kartonëve që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare. Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit”, shkruan më tej Boçi.

PARLAMENTI QE HA TURPIN ME KARTONA

Votimi i ligjit special për t’i dhënë pronën publike një klienti dhe për të shembur teatrin, dëshmoi dhe njëherë degradimin moral dhe politik “të tufës” mazhoritare.
Kanë kohë që turpin këta e kanë ngrënë me bukë.
Tani po e ripërtypin dhe me kartona.
Një rreshtim i neveritshëm ky i përfaqësuesve që të vetmin përfaqësim, kanë aferën e rradhës së Ramës së tyre.
Parada e kartonave që shembin historinë është shembulli më i keq i një politike që varros vlerat kulturore dhe grabit vlera monetare.
Nuk di sa ndërgjegje ngel tek dikush që përdor votën si të ishte letër higjenike e kryetarit.
Demokracia do ishte më e lumtur pa këtë soj parlamenti.
Lavdi parlamentit të ripërtypsëve!!!!

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/12/2018 - 23:59

Protesta e studentëve sot shënoi ditën e 12 dhe nesër pritet të jetë masive për shkak se mund tu bashkohen gjimnazistët dhe ata nga qytetet e tjera të vendit.

Postuar: 16/12/2018 - 23:27

Del lista zyrtare e Këshillit të ri Kombëtar të Partisë Demokratike.Lista u votua nga rreth 5 mij

Postuar: 16/12/2018 - 23:02

Pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe kryebashkiak

Postuar: 16/12/2018 - 22:58

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe hedh poshtë lajmin e përhapur në media se ka deklaruar

Postuar: 16/12/2018 - 22:06

Nesër në Tiranë do të zhvillohet protesta e studentëve, por partitë opozitare PD-LSI duan rrëmbim

Postuar: 16/12/2018 - 21:47

Ish- drejtori i Burgjeve Artur Zoto ka depozituar një padi civile në gjykatë duke kërkuar dëmshpë