BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Politike

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Ylli Manjani: Kushtetuta ka rënë, nuk ofron më garanci as për qytetarët as për politikanët

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, Ylli Manjani: Kushtetuta ka rënë,

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani foli ditën e djeshme për situatën politike në vend, ndryshimet kushtetuese dhe marrëveshjet politike. Gjatë një interviste televizive, ish ministri deklaroi se vendimmarrjet kanë qenë të njëanshme, duke shtuar se qytetarëve nuk u është shpjeguar si duhet procesi i hapjes së listave. Sipas tij, populli është i detyruar të zgjedhë atë që i thotë partia dhe se nuk ndryshon asgjë sado që të jetë hapja e listave. “Është një problem që ka të bëjë me një ego personale që ka marrë peng Shqipërinë, shtetin dhe politikën. Hapja e listave nuk do të thotë që njerëzit kanë të drejtë të vendosin emrat që duan ata. Pra hapja e listave do të thotë që partia nuk përcakton kush është i parë, i dytë apo i tretë, por këtë e përcakton populli gjatë votimit. Populli është i detyruar të zgjedhë atë që i thotë partia. Në këtë kuptim hapja e listave nuk u është shpjeguar mirë njerëzve. Nuk ndryshon asgjë edhe nëse hapen 100% apo 30%, në thelb njerëzit do të votojnë atë që caktojnë partitë. Në këtë kuptim askush nuk mund të krenohet se ka shpikur rrotën me hapjen e listave”, tha ish ministri i Drejtësisë. Po ashtu Manjani theksoi se Kushtetuta ka marrë fund dhe se nuk është garanci as për qytetarët as për politikanët. “Opozita duhet ta ketë të qartë se ose do të shkojmë drejt fundit politik të Edi Ramës ose do të shkojmë drejt fundit demokratik. Është një vendim i njëanshëm që nuk ka ndodhur më parë. Politikani më anti-perëndim që Shqipëria ka pasur në këto 30 vite. As në ‘97 nuk ka ndodhur kjo gjë. Edhe atëherë vendimet janë marrë me konsensus. Parlamenti i ‘97 gjithashtu ka qenë i keq, por u ndërtua një strategji për të pasur rregulla të përbashkëta të lojës. Kjo ndodh sepse jemi në kushtet kur një njeri i vetëm sundon çdo gjë ka në dorë çdo gjë dhe mendon se ka në dorë edhe jetën e njerëzve në këtë vend”, u shpreh Ylli Manjani. Më tej, ish ministri i Drejtësisë komentoi edhe formulën e koalicioneve parazgjedhore që sipas tij u propozua me forcë nga vetë kryeministri Edi Rama. “Sistemi i sotëm zgjedhor i propozuar me shumë forcë nga vetë Edi Rama, bazohet në koalicione. Pra koalicionet ndërtohen para zgjedhjeve për të kuptuar se sa njerëz e duan dhe nuk e duan qeverinë”, u shpreh ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.