Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miratohen ndryshimet në ligjin për ish të përndjekurit politikë, favorizohen emrat që jetojnë, do shpërndahen 2 mld dollarë

Postuar: 12/09/2018 - 08:16

Ligji “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist” pësoi ditën e djeshme disa ndryshime. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave deklaroi ditën e djeshme se për 15 vitet e ardhshme shqiptarët do të paguajnë afro 2 miliardë dollarë për ish-të përndjekurit. Sipas tij, deri tani nga buxheti i shtetit është paguar 70.8 miliardë lekë. Ahmetaj sqaroi po ashtu se përmes këstit të nëntë do të përfitojnë dëmshpërblimin të gjithë emrat e mbetur që jetojnë akoma. “Përsa i përket këstit të nëntë, janë edhe 1200 subjekte parësore dhe jo parësore. Subjekte parësore janë 262 emra, midis të cilëve është edhe Sherif Merdani. Detyrimi për subjektet parësore shkon afro 250-300 milionë lekë”, tha ministri. Gjatë prezantimit të projektligjit të ri, Ahemtaj hodhi edhe akuza kundër qeverisë “Berisha”. Ai deklaroi se ish-qeveria e ka përdorur kategorinë e ish-të përndjekurve politikë për qëllime elektorale. “Përmes këstit të nëntë ne do të mbyllim të gjithë pjesën e kategorisë parësore që e kanë vuajtur drejtpërdrejt dënimin. Në vitet 2009-2013, ish-qeveria e ka përdorur buxhetin me emocione elektorale ndaj këtij grupi. Nga viti 2014 e mbrapa janë shpërndarë 9.1 miliardë lekë, ndërsa para këtij viti janë dhënë afro 7 miliardë lekë. Ndryshimi që ne paraqesim është ndryshimi i raportit 70% me 30%, duke i dhënë përparësi kategorisë parësore. Vuajtja ka qenë e madhe, por e vërteta është se PD u ka tharë zorrët”, tha Arben Ahmetaj. Ai po ashtu sqaroi se janë 11 mijë dosje në proces që presin të trajtohen.

Debati për trashëgimtarët

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ngriti si shqetësim çështjen e përfituesve të dëmshpërblimit në rastet kur personi i dënuar nuk jeton më. “Ju duket normale që dëmshpërblimi të arrijë deri tek fëmija dhe fëmijët e vëllezërve dhe e motrave të atij që është përndjekur apo ka bërë burg politik? Me thënë të drejtën zoti ministër, pavarësisht se kush është në pushtet, është Sali Berisha apo është Edi Rama, paratë janë para që krijohen nga taksat dhe tatimet e qytetarëve të Shqipërisë”, tha Braçe. Edhe vetë ministri Ahmetaj nuk u shpreh fort i kënaqur me këtë pjesë. “Zoti Braçe, nëse më pyesni mua si Arben Ahmetaj por edhe si koleg i juaji në Parlament, unë do të thosha që paratë e buxhetit të shtetit duhet të shkojnë tek e ardhmja, më shumë se tek e kaluara. Nëse do të vijojmë do të paguajmë edhe 500 mln dollarë të tjera, vetëm për këtë kategori për trashëgimtarët për vuajtjet e një brezi të kaluar”, theksoi Ahmetaj. Megjithatë ky nen nuk u ndryshua.

Ndryshimet në ligj

Përveç të tjerash, me ndryshimet në ligj do të përjashtohet dhënia e parave për subjektet që kanë më pak se 1 milion lekë dëmshpërblim duke i marrë paratë me një këst, ndërsa për ish-të dënuarit politikë që janë gjallë hiqet kufizimi për shumën maksimale të kësteve. Një gjë të tillë e bëri të ditur relatorja e projektligjit, Evis Kushi. “Rishikohet mekanizmi i shpërndarjes së fondeve, u jepet prioritet atyre që janë ende në jetë, sipas ligjit aktual ndahet 70% për parësoret për bashkëshortin dhe fëmijët, 30% për trashëgimtarët e tjerë. Projekti e heq këtë raport dhe parashikon ndarjen proporcionale. Sipas ligjit aktual, kësti duhet të jetë jo më i vogël se 100 mijë lekë, projektligji i sotëm e heq këtë. Krijohet mundësia që subjektet përfituese, që u takon 8 milionë lekë, ta përfitojnë të gjithë shumën. Këtyre subjekteve deri sot u kufizohej, ndërsa projektligji i sotëm parashikon shpërndarjen e plotë. Kur dëmshpërblimi parashikohet 1 milion lekë, bëhet menjëherë”, tha ajo./Mimoza IBRA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2018 - 17:59

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama, ndërsa e ka cilësuar atë si armik të shqiptarëve.

Postuar: 25/09/2018 - 17:57

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas deklaratës së Lulzi

Postuar: 25/09/2018 - 16:42

E menjëhershme ka qenë përgjigja e kryeministrit Rama përkundrejt kreut të PD-së, Lulzim Basha në

Postuar: 25/09/2018 - 16:27

“I rikujtoj qeverisë se në raportin e fundit të Këshillit Europian theksohet qartë se i kër

Postuar: 25/09/2018 - 16:22

Përmes një postimi në Twitter, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shkruan se kryeministri Ra

Postuar: 25/09/2018 - 15:11

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi, në një postim në Facebook ka replikuar me ish-ministrin e Drejt

Postuar: 25/09/2018 - 15:06

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, priti në një takim pune ambasadorin e ri të Bashkimit Europi