BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Miratohet ligji për mbrojtjen civile, Olta Xhaçka: Transformim të qasjes ndaj fatkeqësive natyrore

Miratohet ligji për mbrojtjen civile, Olta Xhaçka: Transformim

Parlamenti ka miratuar dje ndryshimet në ligjin për mbrojtjen civile. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se do garantohet një sistem i ri dhe modern i mbrojtjes civile. Në fjalën e saj, Xhaçka u shpreh se, përmes këtij projektligjit i japim transformim qasjes ndaj fatkeqësive natyrore, planifikim afatgjatë dhe marrje e masave në kohë. Sipas saj, për herë të parë ngrihet Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. “Së pari ajo që dua të theksoi është se nëse ia kemi dalëtë menaxhojmë me sukses pasojat e fatkeqësive natyrore, kjo i detyrohet burrave dhe grave të Forcave të Armatosura, por edhe të njësive të qeverisjes vendore, zjarrfikësve, policisë dhe prefekturave”, tha Xhaçka. Sipas saj, këta burra dhe gra që janë ndeshur me emergjencat civile u është dashur të punojnë me njërën dorë të lidhur pas shpine për shkak të problemeve organizative, ligjore. “I vetmi drejtim ku ka pasur ecuri pozitive ka qenë rritja e kapaciteteve, falë investimeve të bërë nga qeveria dhe bashkëpunimit me aleatët. Prandaj është e pakuptueshme që ky sektor është lënë për 30 vite në harresë. Shqipëria përballet nga një shkallë tëlartë indeksi për sa i takon fatkeqësive natyrore. Shqipëria është një nga 10 vendet e para në botë, ku 86% e territorit është e ekspozuar nga 2 apo më shumë risqe”, tha Xhaçka. Sipas saj janë tre elemente kryesore që e bëjnë të rëndësishëm këtë ligj të ri të emergjencave civile. “Elementi i parë është qasja ndaj fatkeqësive, pasi ky ligj është transformues, pasi kalojmë nga reagimi, te parandalimi. Pra krahas ndërhyrjes në rastet ku ka problematika, puna jonë do fokusohet dhe te parandalimi i fatkeqësive dhe emergjencave në zonat problematike, duke krijuar një bazë të dhënash të qartë se ku risku për një fatkeqësi natyrore është më i lartë dhe ku më pak i ulët. Pra do bazohemi te ajo shprehja që i thotë mjeku pacientit, parandalimi është më efikas dhe me kosto më të ulët se sa kurimi apo ndërhyrja”, theksoi Xhaçka. Ministrja tha se për sa i takon indeksit të riskut nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë është i pari në Evropë dhe i 40-i në botë. 

Më të lexuarat