BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Miratohet unanimisht për shkak te situatës emergjente, KLGJ jep zgjidhjen për Gjykatën e Lartë

Miratohet unanimisht për shkak te situatës emergjente, KLGJ jep

KLGJ ka vendosur këtë të martë unanimisht për shkak të situatës emergjente të krijuar për shkak të mosfunksionalitetit të Gjykatës së Lartë të operojë me caktimin e gjyqtarëve nga gjykatat më të ulëta në Gjykatën e Lartë për çështje të caktuara gjyqësore.

Mosfunksionaliteti i Gjykatës së Lartë prej muajsh tashmë mund të sjellë një rëndim të situatës mbi Buxhetin e Shtetit, pasi siç argumenton nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku, mund të ketë një eksod të dosjeve e ankimeve në Strasburg.
 
Duke radhitur si problematike emergjente për vënien në shinat e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë, nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku, u ndal gjatë mbledhjes së KLGJ edhe te fakti se mosngritja e Gjykatës së Lartë do të dëmtojë si imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare pasi do të lirohen personat e ndaluar për ekstradim, por edhe Buxhetin e Shtetit, pasi mund të ketë eksod të çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut.
 
 
“Problematikë është shqyrtimi mbi kompetencat mes gjykatave; Pamundësia e shqyrtimit të çështjeve civile me objekt rekursi persa i përket sidomos ankimeve të individit, por edhe ankimeve të shtetit që dëmtojnë buxhetin e shtetit. Problematikë është edhe “eksodi” i çështjeve që mund të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut ne rast mos funksionimi vazhdues të Gjykatës së Lartë”, u shpreh Qoku gjatë mbledhjes.
 
Nënkryetari i KLGJ, Maks Qoku theksoi se zgjidhja është ndërhyrja emergjente për plotësimin e trupës me të paktën anëtarët jo gjyqtarë. Por edhe kjo zgjidhje do të kërkojë të paktën tre muaj, e për këtë arsye nënkryetari Qoku parashtroi edhe një zgjidhje alternative që është delegimi i përkohshëm i anëtarëve të Gjykatave më të ulëta në Gjykatën e Lartë, deri në vendosjen në shinat e e funksionaliteti të Gjykatës së Lartë, një formulë e vënë në dukje muaj më parë edhe nga Euralius.
 
Propozim, ky i cili u miratua unanimisht nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Konkretisht anëtarët e Gjykatës së Lartë do të zgjidhjen me short për çështje të caktuara nga Gjykatat e Apelit, si edhe duhet të kenë mbi 13 vite eksperiencë.
 
Këtë mërkurë është afati i fundit i personave, jo gjyqtarë, të interesuar për të kandiduar për Gjykatën e Lartë. Deri më tani janë regjistruar si kandidatë vetëm katër persona, por në orët në vijim pritet të ketë edhe emra të tjerë që do të regjistrohen.

Më të lexuarat