BREAKING NEWS

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të bllokuar formimin e qeverisë nga PS, pakti PD-LSI nuk e kënaq, presidenti nuk ja ka besën Bashës

Fatos Klosi: Meta do të bëjë gjithçka për të
x

Politike

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë për rindërtimin e banesave individuale në Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin

Miratohet vendimi, qeveria do të japë mbi 2.6 miliardë lekë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e ditës së djeshme përdorimin e fondit për rindërtimin e banesave individuale në bashkitë Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin. Sipas të dhënave, shuma e vënë në dispozicion për këto katër bashki është mbi 2.6 miliardë lekë. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr. 97/2019, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave vendosi; përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 2. 607 677 890 lekë, për financimin e rindërtimit të banesave individuale, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bashkitë Tiranë, Shijak, Vorë dhe Kurbin”, thuhet në vendim. Konkretisht, sipas shifrave të publikuara në Tiranë do ndërtohen 432 banesa me një fond prej 1 miliard lekësh, ndërsa në Shijak do ndërtohen 46 shtëpi me një fond prej 137 milionë lekësh. “Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 1. 009. 040. 322 lekë, për rindërtimin e 432 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para. Bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 137. 592. 232 lekë, për rindërtimin e 46 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para”, përcakton vendimi. Ndërsa në Vorë dhe Kurbin do të ndërtohen mbi 500 banesa, për të cilat respektivisht është përcaktuar shuma 851 milionë lekë dhe 609 milionë lekë. “Bashkisë Vorë i transferohet fondi, në masën 851. 809. 204 lekë, për rindërtimin e 300 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para. Bashkisë Kurbin i transferohet fondi, në masën 609. 236 .132 lekë, për rindërtimin e 218 njësive individuale të banimit, për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para”, theksohet në vendim. Në përfundim bëhet me dije se, efekti financiar përballohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit miratuar për vitin 2021.

Më të lexuarat